Një dokumentar i mirë i R. Qafokut promovohet në stilin ‘Fevziu’: mes politikanëve

Kush ka shkuar mbrëmë në premierën e dokumentarit të Roland Qafokut me idenë për të bërë një qokë kolegësh, me siguri është befasuar. Dokumentari me titull “Ismail Qemali që nuk kemi njohur” ishte më i arrirë se sa pritej. Shfaqja zgjati më shumë se një orë, dhe shikuesit që mbushën sallën Black Box e ndoqën pa përjashtim deri në fund. Kish në të dy interpretime provokative lidhur me vdekjen e Ismail bej Vlorës (“është helmuar nga njerëzit e Esad Toptanit”, thuhej nga historianët e intervistuar e në dokumentat e përmendur prej Qafokut), dhe lidhur me datëlindjen (“Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor, gjë që u fsheh gjatë regjimit komunist me synimin për ta lënë këtë datë me vetëm një kuptim”, ishte pretendimi i dokumentarit). Bëhet fjalë për spekullime? Nuk është çudi. Shpesh, spekullimin nga e vërteta e ndan vetëm një fije në historiografi. Por provokacioni mund të jetë i vlefshëm për t’i cytur të tjerët të bëjnë saktësimet e duhura.
Premiera ishte e organizuar në stilin “Fevziu”, dmth ishin ftuar shumë politikanë e funksionarë shtetërorë (mes të cilëve binte në sy Topalli e Basha), dhe pak gazetarë. Është një modë që po ndiqet nga shumë gazetarë e publicistë kohët e fundit. Edhe gazetari tjetër Ilir Ikonomi, që ka shkruar një libër të mirë mbi Ismail Qemalin, e mbi udhëtimin e tij drejt Vlorës 100 vjet më parë, nuk i rezistoi dot tundimit për të patur në veprimtarinë promovuese udhëheqësit politikë të vendit.
Re.Pu.
Comments
"Ati yne, qe je ne qiell! Na
<p>"Ati yne, qe je ne qiell! Na jep force dhe kurajo ta mbajme gojen mbyllur, kur s'kemi gje per te thene"! Keshtu do te shprehej dikur Konica i madh dhe kete duhet te bjene qafoket dhe dallkauket alla fevziu. Te jesh puthador i regjimit, nuk do te thote se duhet te flasesh edhe kur nuk ke gje per te thene, Ketyre qafokeve e dallkaukeve u eshte mbushur mendja se i dine te gjitha dhe mund te flasin per çdo gje. Kur gjeje njerez qe kane kohe te humbin per t'i degjuar, mire bejne fundja. Edhe kllounet duhen per te na bere te gajasemi.</p>
Unë isha në promovimin e
<p>Unë isha në promovimin e Ikonomit dhe aty kishte edhe politicos të majtë. Kyr e pyeta njërin prej tyre pse nuk kish ardhë Rama, ai më tha: po si mund të vinte Rama kur ishte Berisha? O njoni o tjetri.</p>
Add new comment