Nishani, i revoltuar. Një postim në faqen e Presidencës

Postuar në 17 Tetor, 2013 10:03

“Presidenti i Republikës shpreh keqardhje të thellë ndaj sulmit politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në Aulën e lartë të Parlamentit duke e përdhosur atë”. Kështu e nis reagimin e tij kreu i shtetit Bujar Nishani ndaj mazhorancës qeverisëse duke i cilësuar deklaratat e deputetëve të shumicës në Kuvend si një atentat ndaj institucionit të tij.

Në reagimin e postuar në faqen e Presidencës sot në mesditë, Nishani shkruan:

“Presidenti i Republikës demaskon dhe dënon deformimin qëllimulët ndaj angazhimeve të tij kundër moszbatuesve dhe shkelësve të Ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen. Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional. Presidenti i Republikës, ka qenë, është, dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore, dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit.” a.n.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Mos u merzit Jari, pijeni avash-avash kupen e hidhur qe kishit pergatitur per te tjeret. Do edhe nje teke?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.