Nikoliç: Në Srebrenicë nuk pati gjenocid; pati thjesht krime lufte

Në Srebrenicë, në vitin 1995, gjetën vdekjen 8 mijë myslimanë boshnjakë. Në vitin 2004, Tribunali i Hagës e vlerësoi si gjenocid këtë plojë kolosale, më saktë, si “tentativë për të eliminuar një pjesë të madhe të myslimanëve boshnjakë nga ana e forcave militare serbe”. I njëjti vlerësim është përsëritur në vitin 2007. “Myslimanët boshnjakë u vranë se ishin myslimanë boshnjakë”, u tha, “dhe prandaj ajo që ndodhi nuk është gjë tjetër, veçse gjenocid”.
Por Tomisllav Nikoliç nuk është dakord me sa më sipër. Në një intervistë për një televizion malazez, ai thotë se “nuk ka pasur ndonjë gjenocid”. “Ka pasur krime të rënda lufte të kryera nga njerëz, të cilët duhet të hetohen, kapen, gjykohen”, ka saktësuar ai. Është një deklaratë që nuk do të kalojë pa u vënë re; e ndoshta prandaj është thënë prej Presidentit serb të sapozgjedhur.
U mendua se ardhja e tij në pushtet ish një procedurë e thjeshtë demokratike, por gjasat janë që të jetë shumë më tepër se sa kaq. Mbetet për t’u parë, sidoqoftë.
M.N.
Comments
As Tadic nuk e ka pranuar
<p>As Tadic nuk e ka pranuar termin <em>genocid, </em> terminologjia me e perdorur ne keto raste nga politikanet serbe eshte<em> krime lufte </em>ose <em>krime te renda lufte.</em></p>
Me sa duket shume shpejt do
<p>Me sa duket shume shpejt do kemi serisht ndryshime kufinjsh ne ballkan. Shpresojm qe diplomacia,politika pse jo edhe ushtria shqiptare ta kthejne kete moment ne favore te shqiptareve dhe trojeve tona se ndryshe mund te kthehemi serisht ne vitet 1999-2001...</p>
Sa mir Paul Tedeschini edhe
<p>Sa mir Paul Tedeschini edhe rrotullon komentin e propagandist te Nikolicit ne nji Akuzim kunra "hasmit" e tij: muslimanit Erdoga, muslimanit Ahmadinexhad, muslimanve Palestinenz, muslimamve Boshnjak dhe muslimanve kosovar. Per ket arsye retorika jote te zbulon ty dhe motivin tan vet. Thua Ok, Nicolici se ka te vertet, por mos t'harrojm se edhe shum musliman nuk e kan te vertet. Kjo asht nji munim mes nji barazimi dhe nji pseudo-kritike te ta levizish fokusin prej Nicilicit tek protagonist te te tjer, per te relativizu nji person si Nicolicin. Ti tamun me than Jo nuk asht keshtu, por retorika te zbulon dhe ate leht. Tana keto qe i ke permen; Ahmedinexhad, palestinezet etj. nuk jan asht si ti i paraqet ketu, por per ti diskutua ketu nuk kemi kohe dhe form. Asht nji pune historikesh, te cilet duhet te qiten ne nji nivel adekuat. Nji hobby-historian me motive anti-islame dhe rasiste nuk ka interes per te verteten, por per argumente pro -urrejtes se tij. Franca e akuzon Turqine pse nuk e thrret luften kunra Armenve "gjenocid", por gjenocidit e vet ne Algjeri nuk e pranon a po masakren ne paris ku e lan jetet shum algjerian. edhe pse keto dy raste jan te vertetum nga historianet e frances e tan botes. SHBA nuk e pranon gjenocidin ndaj popullit indean, apo afroamerican, apo vietnames. vatikani nuk e pranon gjeocidin ndaj popullates se istanbullit, e cila asht qaysh ne kohen e kryqezave e vertetune ose ndaj femive ose ndaj jahudive te evropes ne ate kohe. Belgjika, Anglia, Franca, Hollanda etj. nuk i pranojn gjenocidet ne Afrike, ne Kine etj. Kun deshta me hy ne kesi barazime, por retorika e argumentim tan asht jo-fer dhe shum i hasemun dhe ti e perdor ket per te zvoglu nji rast apo per te kriju nji kontext joreal ku ne fun dalin gjidhmon te njohit fajtor, anti-human, shkaktar etj. Ket a ti e ban mun me u lexu sot ne shum komente ne gazetat shqiptare dhe me vjen keq!</p>
Add new comment