Nga vajza e Topallit te vëllai i Xhoanës... B.SH, një ishull luksi për familjarë politikanësh?

Postuar në 02 Shtator, 2012 05:44

Në kryeartikullin e numrit të sotëm, e përditshmja Shqip ka bërë një listë të personave që punojnë në administratën e Bankës së Shqipërisë dhe rezulton se shumë prej tyre janë bij, bija, motra, vëllezër, kunetër e kunata të pushtetarëve.

Shkruan Shqip: “...Në administratën e Bankës së Shqipërisë, zyrat e shtrenjta, pagesat për ushqim e deri për aktivitete sportive janë favore që i gëzojnë një numër i madh familjarësh të njerëzve me pushtet politik në këtë vend". Një nga emërimet e fundit, - sipas Shqipit, - me lidhje në politikë është ai i vajzës së Jozefina Topallit, në Departamentin e Kërkimeve. E pastaj, lista është mbresëlënëse: Vajza e ministrit të Financave Ridvan Bode (në Departamentin e Stabilitetit Financiar), djali i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Fatos Beja, (në Departamentin e Mbikëqyrjes), djali i ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku në Departamentin e Kontabilitetit, kunata e kryeministrit të vendit, Sali Berisha është këshilltare e Ardian Fullanit; të paktën tre nga zv.ministrat e qeverisë, Eno Bozdo i METE-s, Ylli Manjani i MPPT dhe Alfred Rushaj i MF kanë gjithashtu njerëz të punësuar në BSH – dy të parët motrat, i treti kunatën.

Më pas Shqip-i rendit edhe të afërm të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, të prefektit të Tiranës Kletis Kruja, të ish-kreut të ALUIZN-it Shaban Memia, si dhe familjarë të ish-funksionarëve të së majtës, si Ylli Bufi, që ka të punësuar vajzën dhe Xhoana Nano vëllain, etj. Në poste në BSH janë edhe persona nga rrethi familjar i vetë guvernatorit Ardian Fullani. Një nga mbesat në Departamentin e Informatikës, një mbesë tjetër në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ndërsa nipi i tij, në Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Në fund të artikullit Shqip shkruan: “Gazeta nuk disponon prova dhe nuk ka pretendime se emërimet e sipërpërmendura janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Por logjika e thotë që diçka nuk shkon, kur sheh se sa shumë njerëz të lidhur me politikën kanë zënë vend në karriget e paguara shumë shtrenjtë me para publike...”

Në foto: Berisha dhe Fullani, gjatë çeljes së ekspozites me monedha shqiptare, në mjediset e Muzeut Kombeta (LSA)

Comments

Submitted by meri (not verified) on

Fullani  eshte si saliu i ben me vendime kolegjiale qe mos shkoje ne burg per asgje. Per saktesi atje punon edhe vajza e Bamir Topit e punesuar kur babi ishte president, natyrisht me nje shkolle shume te “besueshme” sic eshte Luarasi.
Po keta te punesuarit me mami e babi a e plotesojne kriterin kryesor, ate te barcoletave te ndyra? Se z.guvernator ate di, se sa per shkolle, me gjithe “ndihmen e cmuar” te babit, me mes. 4.95 e ka mbaruar.
Keta “keshilltaret” qe paska rreth e rrotull si nuk e keshillojne te lexoje disa here perpara se te dale ne konferenca, ato qe i shkruajne, se lexon shume keq, nuk merret vesh cfare do te thote. E madje derisa paska kaq para le te marre nje instriktor te te folurit skenik, sic bente dhe Borgjezi Fisnik i Molierit. Keshtu se paku te dije te respektoje presjet e pikepresjet dhe pikat ne fjali.
Kur do te vije ajo dite, qe te shpetoje ky popull nga keta te trashet ne drejtim?

Submitted by ATILA (not verified) on

Nepotizm ose tarafllek ne institucionet e shtetit kjo eshte demokracia qe votojme ? Nuk mjaftohen me rrogat dhe privilegjet e paimagjinueshme qe i krijojne vetes por duan te rehatojne edhe soj e sorrollop keta te pangopur.Po te ishte koha e Enverit keta te babaezitur do perfundonin ne pranga ose para toges se pushkatimit. A nuk e shohin se duke vepruar keshtu po e cojne vendin drejt humneres? Apo i kane siguruar parate e tyre dhe do te largohen si zagaret neper evrope ku mund te blejne pasuri dhe te jetojne si konter keta hajdute me cizme. Keta shushunja qe po fryhen me gjakun e ketij populli do vije dita qe do i paguajne me gjak demet qe po i shkaktojne ketij vendi. Mos ta leme Shqiperine te behet me keq se Greqia nga keta politikane kriminele e te babezitur se atehere do jete vone.Nese Enverit ju terhoq zvarre monumenti ketyre qelbesirave do ju terhiqen zvarre kerrmat e tyre te flliqura.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lajmi eshte mjaft I mire (por ai qe pritej) dhe I vonuar.
Çështja ngelet qe Fullanit dhe te gjithe ketyre krimbave te ndyre te punesuar nga ai nuk do tu hyje asnje gjemb ne kembe - në mos Rama premton publikisht qe:
1. Fullani do te ndiqet penalisht dhe nga ana administrative deri ne fund per maskarralleqet qe ka bere ne mbeshtetje te regjimit duke grabitur pasurite kombetare.
2. Te gjithe keta ndyresira te vegjel (te PD-se apo PS-se do te shkarkohen ne menyre shembullore (nese nuk ikin vete nje ore e me pare) dhe kredite qe Kane Marre ti paguajne me interesin normal te tregut Ose te pakten mbi 3 % qe paguajne te pastrehet - dhe qe ky interes duhet te nise qe nga dita e marries se kredise.

Kjo duhet te ishte drejtesia qe shqiptaret kerkojne

Submitted by Dibra (not verified) on

Per te plotesuar listen po e plotesojme edhe me kushurinjte e presidentit aktual dhe te gruas se tij. Kur vete Fullani ka ecur me emrin e te atit dhe jo se eshte i afte vete,c'pretendoni te drejtoje dhe te perzgjeshe staf?

Submitted by Lira (not verified) on

Nuk kam fjale!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.