Ndodh edhe kështu! Nusja refuzon të martohet sepse dhëndri nuk zgjidhi problemin matematikor.

Një nuse nga india u largua nga dasma e saj kur zbuloi se personi që pretendohej të kalonte jetën ishte analfabet. Ditën e dasmës ajo e pyeti sa bënin 15 plus 6 dhe kur ai iu përgjigj 17, pa u menduar gjatë ajo anulloi dasmën. Ndonëse familja e djalit u përpoq të bindte nusen pas shumë tentativash kuptuan se ishte e kotë.
Në këtë mesele ndërhyri dhe policia e cila u kujdes që të dyja palët t`i kthenin dhuratat njëri-tjetrit. Kujtojmë se në Indi traditat ndryshojnë nga ato të zakonshmet. Atje janë familjet ato që rregullojnë dasmat, dhe nuk është habi nëse dy njerëz martohen pa e njohur njëri-tjetrin.
Burimi: BBC

Add new comment