Ndërtimet në bregdet do të kalojnë në sitën e ligjit, thotë Artan Lame, dhe e krahason me Lanën e viteve 2000

Batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit kërkon një imponim të fortë të ligjit, ndonëse jo gjithçka është për t’u hedhur në tokë. Në një intervistë për revistën Java, eksperti i trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të territorit, Artan Lame, thotë se 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. “Ashtu si Lana dikur kish qenë e bukur, u pushtua nga paligjshmëria dhe u çlirua më pas sërish për të rifituar hijeshinë e saj të dikurshme, ashtu ju siguroj do të ndodhë edhe me bregdetin shqiptar”, thotë ai, duke mos e fshehur keqardhjes se një pjesë e bregut tashmë është e pariparueshme. Lame ka shtuar se ashtu sikundër viti 2000 ishte mbyllja e epokës së kioskëzimit, ashtu edhe viti 2013 do të jetë mbyllja e një epoke tjetër në historinë e zhvillimit të vendit, e epokës së kaosit urban.
Intervista http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2013722/bregdeti...
Re.Pu
Comments
Ha ha ha ha! -Ik ore Lame,po
<p>Ha ha ha ha!</p><p>-Ik ore Lame,po cilat ndertime do denoncosh ti; ato te GOLEMIT ?!</p><p>-Se qe i poshter Saliu, nuk do te thote qe tani te te varin ty dhe miqve te tu melçite ne qafe!</p>
Per cilat ndertime e ke
<p>Per cilat ndertime e ke fjalen z.Artan?? Per pallatet ne Golem qe u ndertuan me firmen tende si zv.minister... ??? Sikur s;dukesh bines ...</p>
Add new comment