Mustafa: Nëse humb zgjedhjet, largohem si kryetar i LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se forca politike që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet me 8 qershor. Por Mustafa ka paralajmëruar largimin si kryetar I LDK-së nëse partia e tij humb në këto zgjedhje. “Do të largohem nga pozita e kryetarit të partisë nëse i humb zgjedhjet”, tha Mustafa. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe për ekzistencën e organizatës ilegale SHIK dhe asimilimit të saj me qeverisjen e LDK-së. Ssipas tij ardhjen e partisë në pushtet emri i një organizate të tillë nuk do të dëgjohet më. Këto deklarata Mustafa i bëri në RTV21, duke theksuar se LDK-ja do ua heqë frikën qytetarëve sa i përket kësaj organizate ilegale, duke u munduar kështu që në funksion dhe në mbrojtje të qytetarëve t’i sjellë organizatat legale siç është AKI-ja. "Ne do ta heqim këtë frikë, sepse e kemi AKI-në dhe ata në mënyrë legale dhe në mënyrë të ligjshme mund ta bëjnë këtë punë, dhe do të punojmë maksimalisht që mos të ketë shërbime sekrete”,-ka thënë Mustafa.
s.z
Add new comment