Motrat Kardashian tregojnë hiret
Motrat Kim dhe Khloe Kardashian morën pjesë në një event të “Esquire” dhe të veshura të dyja në të zezë ato kishin nxjerrë në pah format e jashtëzakonshme.
Përveç Khloe dhe Kim, motra më e vogël, Kendrall, ishte e pranishme në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë. Kendrall ndodhet në Kanë teksa u fotografua duke shijuar një drekë me miqtë e saj. Kohët e fundit ajo ka vendosur të jetë pjesë e tapetit të kuq në shumë evente.
Përveç pjesëmarrjes në Festivalin e Kanës, para disa javësh ajo ishte e pranishme dhe në eventin e përvitshëm “Met Gala”.
Ndërsa Kim para pak ditësh lajmëroi për dasmën e saj me Kanye West që pritet të zhvillohet më 24 maj. Dasma e yllit të “reality”-t Keeping Up with The Kardashians do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës në Paris, ku pritet të jenë të ftuar yje të Hollivudit, mes tyre edhe çifti Beyonce-Jay Z që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Add new comment