Ministrja Harito deklaron se ligji për nëpunësin civil do të ndryshohet sërish. Vërejtja e Fatmir Xhafës: “Ligji aktual është i shkruajtur keq”

Ligji për nëpunësin civil do të ndryshojë sërish në muajin shtator. Kështu deklaroi sot ministrja e Inovacionit Milena Harito, e cila ka dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil. Kriter i përmirësimit të ligjit, që nuk ka ca kohë që ndryshoi dhe që provokoi reagime nga opozita, do të jenë standardet europiane. Mirëpo edhe kësaj radhe është verifikuar përballja e përfaqësuesve të qeverisë me anëtarët e Komisionit të Ligjeve. “Besoj se është një nga ligjet e shkruara më keq dhe nuk e kuptoj që të jesh sekretar i Përgjithshëm i ministrisë, të jesh drejtor i Përgjithshëm dhe t’i largosh njerëzit nga puna me një copë letër, pa asnjë procedurë. Kështu i ke sjellë një dëm të pallogaritshëm shtetit”? pyeti kreu i komisionit Fatmri Xhafaj. Po kështu kritik është shprehur edhe Petrit Vasili i LSI-së, por duke vënë theksin te kompetencat e ministrisë. “Ministria është supervizor dhe nuk mund të marrë përsipër gjithçka”, ka thënë ai.
http://www.ata.gov.al/nepunesi-civil-ne-shtator-priten-ndryshime-te-reja...
s.z
Comments
Cfare supozohet te rinovoje
<p>Cfare supozohet te rinovoje kjo ministrja?</p>
Add new comment