Ministria e Mbrojtjes bën Dëshmor të Atdheut një komisioner të PD-së!!!

Në gazetën Tema online gjendet një lajm i çuditshëm; është aq i çuditshëm sa në një moment të parë të duket si i stisur nga ‘punishtja’ informative e Mero Bazes. Përse është fjala? Ja çfarë thuhet në tema.al: “Ministria e Mbrojtjes ka shpallur ‘Dëshmor të Atdheut’ një komisioner demokrat, të vrarë në vitin 1997 në fshatin Lis të rrethit të Matit. Kujtim Frangu u vra më datë 6 korrik 1997, në qendrën kryesore të votimit të kësaj njësie vendore, pas një sherri mes komisionerëve dhe simpatizantëve të subjekteve politike.” Tema vijon më tej, duke iu referuar Panoramës, dhe thotë se “për këtë vrasje u dënua me gjashtë vite burg P. Bushi, ndërkohë që nga hetimet rezultoi se komisioneri i PD-së ishte vrarë nga një plumb qorr”.
Por këtë të fundit jeni të lutur ta injoroni; merreni si spekullim, po të doni. Fokusohuni veç tek lajmi: "Ministria e Mbrojtjes e këtij regjimi të ngritur mbi vjedhjen e votës e që e ka mendjen veç tek vjedhja e votave shpall Dëshmor të Atdheut një komisioner të PD-së të vrarë në vitin 1997 në mbrojtje të votes së lirë". Për mua, këta janë të çmendur.
M. Nano
Add new comment