Mike Tyson, boksieri që po kthehet në këngëtar, frymëzohet nga një diktator i urryer

Postuar në 23 Janar, 2015 12:17

Në intervistën e fundit, boksieri me fame globale, Mike Tyson ka arritur që të na lërë pa fjalë.Gjatë deklaratës së tij për ‘Rolling Stones’, Mike është pyetur disa here për këngën e fundit të Madonna, ku edhe ai merr pjesë. Boksieri ka hedhur disa pjesë vokale në ‘Iconic’, që do të vijë përpara nesh së shpejti. Dhe jo vetem që po përpiqet të kthehet në një këngëtar, por edhe gjen fymëzim tek një nga diktatorët më të urryer të të gjitha kohërave, Benito Mussolini.

 

Mike Tyson shprehet:”Kur e bëra këngën mendova për Mussolinin, një person shumë arrogant. Shohim Mussolinin në televizor por edhe përse nuk e kuptojmë se cfarë thotë ai, përsëri është kaq hipnotizues. E shoh edhe veten në këtë mënyrë dhe nuk e fajsoj Adolf Hitler që e admironte aq shumë liderin Italian. E di që mbase njerëzit mund të mendojnë se unë jam fashist dhe gjëra të tilla, por duhet të shohim anën pozitive tek Mussolini. Unë nuk jam as italian por e adhuroj ate figure.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.