Meta takon Ramën në selinë e PS-së dhe thotë se ishte "një bisedë verore"

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:39

Ky ishte takimi i dytë brenda pak ditësh mes kryesocialistit Edi Rama dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta dhe zgjati rreth 30 min, por ende dy liderët e së majtës nuk kanë zbuluar temën e bisedës së tyre apo se sa kohë do të duhet për të mësuar emrat e qeverisë së re. Në deklarimin për median, Meta tha se takimi me Ramën ishte një bisedë verore, pa përmendur asgjë më shumë. Megjithatë, ai bëri një koment të shkurtër lidhur me atë çfarë po ndodh në KQZ. Meta tha se LSI kërkon transparencë në përputhje me ligjin për sa i përket rinumërimit të votave. “Transparenca, gjithmonë sipas ligjit, është mjaft e rëndësishme. Kodi ka qenë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota. Këtë kompetencë mund ta ketë vetem kolegji në kushtet kur KQZ-ja ka vetëm 4 anëtarë”, ka shtuar Meta. Për emrat e qeverisë së re do na duhet të presim edhe ca ditë.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ky ishte takimi i dytë brenda pak ditësh mes kryesocialistit Edi Rama dhe kryetarit të LSI-së, shokut Ilir Meta dhe zgjati rreth 30 min, por ende dy liderët e së majtës nuk kanë zbuluar temën e bisedës së tyre apo se sa kohë do të duhet për të mësuar emrat e qeverisë së re. Ka pas kontradita sepse LSI don 8 ministri dhe 40% te te punsuarve ne administrate. Në deklarimin për median, Meta tha se takimi me Ramën ishte një bisedë verore, pa përmendur asgjë më shumë se nese ishin me panatallona te shkurtra apo jo si disa jave me pare kur ata me pantallona te shkurtra ne bregdetinee Jugut i priti lobisti i 1 Prillit Kucko Kokedhjeri. Megjithatë, ai bëri një koment të shkurtër lidhur me atë gje&nbsp; Për emrat e qeverisë së re do na duhet të presim edhe ca ditë por jam i sigurtwe qe Titi Vasili, Idhi Manjnka dhe naco Plasmasi do te jene ministra te rendesishem ne qeverine e re.- tha Meta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.