Merr rrugë procesi politik në Kosovë. Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Parlamentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është zgjedhur me 65 vota kryetar i Parlamentit të ri. Në votim morën pjesë 82 deputetë, prej të cilëve deputetët e Vetëvendosjes abstenuana. PDK-ja mungoi me synimin që të bllokonte zgjedhjen për shkak të kuorumit. Një manovër që nuk ka funksionuar, ndërkohë që zgjedhja e Mustafës zgjidh problemin e drejtimit të Kuvendit.
s.z
Comments
Konstituimi i Kuvendit të

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ishte turpi më i madh, e pasqyra e politikanëve shqiptar(flas për politikanët e R.Sh. të Kosovës, FYROM e Malit të Zi)...

Të zgjidhesh me votat e serbëve, si u zgjodh z.Mustafa, sepse më shumë se gjysma e deputetëve shqiptar, nuk e pranuan, është MARRE. Deputetët e PDK, nuk ishin në sallë,deputetët e Vetëvendosjes abstenuan, deputetët të minorancave jo serbe abstenuan.

Pra Isa Mustafa është kryetari i serbëve( e trishtueshme ishte që mandatin e kryetarit ia dha Mustafës, një serbe)

Tirana zyrtare e ka mendjen si të rrjep shqiptarët, ato të Tetovës e kan mendjen si të vrasin shqiptarët, të Malit të Zi më mirë mos t'i përmendim...

Realitet unikal, jo vetëm në Evropë, por në botë.

Add new comment