Memo-ja e Ambasadës dhe kalkulimet e Kryeministrit: “provoni të më largoni”

Në një shkrim te Gazeta Shqiptare, Dritan Hila analizon retorikën nacionaliste të Kryeministrit. “E keqja e gjuhës së përdorur nga ana e kryeministrit shqiptar është se në planin ndërkombëtar dhe pozicionimin rajonal na Brazon me Serbinë. Ca më keq, nëse atje skifterët e dikurshëm po përdorin gjuhën që kërkon Perëndimi, ky i yni po ringjall një retorikë që u varros nën bombat e NATO-s në Bosnje e Kosovë. Nëse vazhdohet me këtë muzikë, jo vetëm që Serbisë do t’i rriten kredencialet në sytë e Perëndimit, por ka mundësi që ne të kthehemi në macen e zezë të Ballkanit,” shkruan Hila.
Hila arrin në konkluzionin që Kryeministri Berisha e ka të qartë pozicionin e e pafavorshëm ku po e ngec vendin, sepse ka 23 vjet në politikë. Siç ka të qartë se memo-ja e Ambasadës nuk është vepër e Ambasadorit Arvizu (që mund ta neutralizojë me lobistët e Podestës), por vjen më nga “lart”. Elementët e çorbës së '97, janë thuajse njësoj tashmë.
Por, me sa duket Berisha do ta çojë lojën e tij në ekstrem, për t’u treguar që kostot e largimit të tij janë më të mëdha se ato të mbajtjes së tij në pushtet.
k.c.
Comments
Do ti pranojmë çfado kosto
<p>Do ti pranojmë çfado kosto vetëm ky sulltanuho të shporet dhe pas kësajë të dali dielli një herë e mirë për ne dhe kush do ti vejë nga mbrapa këtijë sulltanuhu të shporet një herë e mirë nga këto troje që të na lënë të marim frymë lirshëm</p>
Add new comment