Mel B rikthen Spice Girls.
Në rrjetin social Instagram MelB, një ndër pjesëtaret e grupit ka postuar disa foto të Spice Girls në vitet e tyre të arta.
Ajo postoi disa foto nostalgjike që kujtonin 5 e famshme të vajzave Spice.
Në foton ku të gjithë vajzat janë të veshura me të bardha ajo kujton suksesin dhe shitjet e pafundme të disqeve.
“Spice Girls kanë shitur 75 milionë disqe. Si ka mundësi? Fuqia e femrës, Spice Girls”, shkruan MelB.
Para disa kohësh u përfol për një ribashkim të grupit, por kjo gjë nuk ndodhi edhe pse Victoria Beckham tha se nuk do të ishte pjesë e këtij ribashkimi. Victoria Beckham i është përkushtuar rrugës së modës dhe tashmë është kthyer në një ndër stilistet më të njohura të momentit.
Add new comment