Meksi, Majko e Fino bojkotojnë një ceremoni të Topallit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka drejtuar sot një pritje në të cilën u ka dhuruar aktet e themelimit të shtetit shqiptar ish-kryeministrave të vendit dhe të afërmve të Azem Hajdarit, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e Pjetër Arbnorit. Në listën e të ftuarve ishin 6 ish-kryeministra socialistë, mes të cilëve edhe Fatos Nano. Mediave nuk u ka shpëtuar ironia e bashkëftesave Nano e Hajdari (të parin Berisha e PD e kanë akuzuar si vrasës të të dytit).
Topalli kishte ftuar Ylli Bufin, Vilson Ahmetajn, Bashkim Finon, Pandeli Majkon, Ilir Metën, Fatos Nanon dhe ish- kryeministrin demokrat, Aleksandër Meksi.
Ceremoninë e kanë bojkotuar Pandeli Majko, Aleksandër Meksi dhe Bashkim Fino. Kryetarja e Kuvendit tha se Meksit do ia çojë aktet e themelimit në shtëpi, kurse për dy të tjerët deklaroi se do ua çojë në zyrën e grupit.
Topalli: “Sot, këtu, për të kremtu jubileun tonë nderojmë ish kryeministrat e vendit tonë gjatë këtyre 20 viteve në Shqipëri. Sot përkulemi me nderim për heronjtë e Kosovës, për Gandin e Ballkanit Ibrahim Rugova e për luftëtarin legjendar Adem Jashari. Sot kujtojmë e nderojmë Mandelën Shqiptare Pjetër Abnorin dhe liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari”. Re.Pu.
Comments
Duhet të marin një bravo të
<p>Duhet të marin një bravo të madhe që nuk i ndynë duart duke takuar këtë pinjolle të pa vlerë</p>
Respublica qe me te drejte
<p>Respublica qe me te drejte gjurmon cdo lajm , cudi si nuk ka koment per keto nisma " idiote" te Topallit ; qesharake si ne thelb ashtu dhe ne forme . Topalli ne rolin e show-girl eshte vertete per t'u meshiruar ne marrezine e saj.</p>
Fatosi uli koken atje ne
<p>Fatosi uli koken atje ne kishe kur i vuri prifti kuroren si nje karafil ne dege, gjithshka pritet prej tij..</p>
Add new comment