Meksi boton 'pamjen origjinale të Deklaratës së Pavarësisë'. Aspiratat e 100 viteve më parë? 'Nuk jemi larg, jemi ca…anash'

Aleksandër Meksi ka botuar sot në të përditshmen "Shekulli" një pamje të Deklaratës së Pavarësisë (pamja në foto). Shkruan Meksi:
"Kjo që po paraqesim sot është rindërtimi i Deklaratës sipas faqes së parë, në pamjen e saj origjinale. Po “rindërtim” është edhe ajo e Lef Nosit, që njihej deri më sot, i cili i ka i shtuar fotografisë së përpunuar të faqes së përparme dhe 6 firmat që ishin në anën e pasme, që na u paraqit tash vonë, si zbulim i madh. Ne e bëmë këtë veprim edhe tek Deklarata sipas Lef Nosit, duke i dhënë të dy faqet veçmas, por nuk do të ishte e rregullt për mua, sepse nuk ka vërtetësinë, pamjen e dokumentit origjinal. Ky është një dokument që duhet të emocionojë çdo atdhetar. Sigurisht, nuk më takon mua t’u them shqiptarëve që në shtëpinë tuaj mbani këtë Deklaratë Pavarësie apo atë tjetrën, e as zyrave të shtetit shqiptar. Secili mund të zgjedhë kë të dojë. Kjo është pune e tyre. Unë për vetën time këtë do të mbaj dhe do mundohem t’ua japë edhe miqve të mi….".
Pasi thotë që "Historia e Shqipërisë, apo të gjithë historitë, kanë vend të shkruhen dhe të rishkruhen, por ajo rishkruhet në vartësi të dokumenteve", - Meksi shton: "Shqipëria është ndër vendet Evropiane, në mos i vetmi, që nuk ka botuar dokumentacionin e plotë të historisë së saj. Në dijeninë time mund të botohen 150-200 vëllime që kanë nevojë për mbështetje, që të na bënin me dije këto fakte. Sigurisht që historinë nuk e bën qeveria e as tifozët politik".
Në fund, pyetjes së gazetares "D.m.th jemi pak larg këtyre aspiratave të 100 vjetëve më parë?" – historiani dhe arkeologu i njohur, ish-kryeministër i Shqipërisë, i përgjigjet: "Nuk jemi larg, shumë nga to janë realizuar veçse jemi ca… anash. Por Shqipëria, ashtu dhe shqiptarët kudo që jetojnë, kanë ndryshuar"
Comments
Shqiptaret e Shqiperise nuk

Shqiptaret e Shqiperise nuk kane ndryshuar. Aspak madje. Ka ndryshuar modeli ek-pol-shoqeror, por jo njeriu. Perkundrazi. Njeriu eshte deformuar, ose me mire i ka humbur fare forma. I ka humbur ajo cipa e cila e mbulon Genin, e cila ben qe te mos dallohet lehtesisht permbajtja e tij. Ti e di fort mire se ndryshimi do shekuj. Ja per nje dokument, qe te terezitet, u deshen 100 vjet. Apo e ke fjalen se ka ndryshuar Berisha? Edhe jetesa tende ka ndyshuar. Eshte me luksoze sesa e Enverit - 100 here. Por jo e popullit. Mos bini ne gjynahe qe nuk te kane portretizuar as 3o-40 vjet me pare.

Ka nxjerre dhe Topalli nje te

Ka nxjerre dhe Topalli nje te tille. M sighuri edhe ajo me studime te medha e ka siguruar :)

zonja Topalli publikoi "me

zonja Topalli publikoi "me ceremoni" atë qe pati paraqitur gjate viteve '30 e me vone Lef Nosi.

duket se ajo atehere e pa dhe mendoi se dhe te tjeret nuk e dinin.

Sido qe te jete Deklarata apo Akti i Pavaresise duhet te jete e shenjte per çdo atdhetar.

Mos u trgoni me te zgjuar se duhet, per te nepergojur ate, as dhe ata qe perpiqen per ta bere te njohur ate.

Add new comment