Më në fund zbulohet kur fillon Big Brother-i i parë pa Arbanën
Është një reality show me shikueshmëri të madhe e kjo pasi të gjithë kanë kuriozitet të ndjekin hap pas hapi jetën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother.
Me anë të një statusi të postuar së fundmi në faqen zyrtare të Big Brother në Facebook, është zbuluar dhe momenti se kur do të startojë ky reality show. Aty shkruhet:’Po jua themi më në fund.U vendos. Edhe 12 ditë, fillon të shtunën.’ Por në ndryshim nga edicionet paraardhëse, këtë herë drejtuesja e programit nuk të jetë Arbana Osmani ( e cila u tërhoq nga profesioni për shkak të shtatëzanisë), por ky rol i është besuar Ledion Liços.

Add new comment