Liria e fjalës dhe provokimi

Postuar në 11 Janar, 2015 09:19

E ke edhe nje here tjeter gabim, i dashur Muçi. Edhe ti me qellim apo jo perpiqesh ta ngaterrosh problemin. Te gjithe, apo shumica derrmuese e njerezve jane per lirine e shprehjes dhe mendimit. Sidomos ne shqiptaret qe kemi vuajtur aq shume nga kjo mungese ne kohen e llahtarshme te diktatures, ku per nje fjale goje perfundonje ne burg. Dhe te shuhej jeta per gjithmone. Liria e fjales dhe e mendimit jane te shenjta dhe ato duhen mbrojtur edhe kur bien ne kundershtim me opinionin tone. Por siç te thashe ne fillim ti po ngaterron, ndofta qellimisht, te drejten e lirise se fjales. Ne rastin ne fjale nuk behet fjale per te drejten qe ti te thuash mendimin tend, por per te drejten qe ti i jep vetes qe te tallesh, te perqeshesh, te marresh neper kembe ate qe tjetri e respekton. Dua te te sqaroj qe ne fillim se nuk jam mysliman, madje jam pothuajse ateist i bindur dhe me origjine i krishter. Pra nuk me behet vone as per Kuran, as per Muhamet dhe as per Bibel. Krishtin e respektoj sepse ka thene qe e keqja nuk luftohet me te keqe, dhe se kush vret me shpate nga shpata do vdese. Pra kam respect per mesazhin e tij paqesor. Ndryshe nga Muhameti, i cili shpesh here ne “udhezimet” e tij shprehet: vritini, pritini te pabeset etj etj.
Te kthehemi te shkrimi yt. Gjithe bota e di qe myslimanet e kane te shenjte profetin e tyre dhe nuk lejojne qe tua shash. Ashtu jane mbruajtur dhe ashtu mendojne. Kam pershtypjen se ata do te pranonin me lehte tu shanje dhe tu tallnje nenen dhe baben se profetin e tyre. Ndersa « Charlie Hebdo » ben pikerisht ate gje. I provokon myslimanet, apo nje pjese te tyre duke u tallur me profetin e tyre. Une mendoj se ka disa gjera qe ne jeten e njeriut apo te nje populli jane te shenjta. Une psh nuk mund te shkel me kembe flamrin kombetar te Frances, sepse e di qe nje gje e tille eshte e padenje dhe provokuese per francezet. Po ashtu nuk me pelqen qe hymni yne kombetar te fishkellehet nga te tjeret. Une nuk e dua Hasanin, apo Pirron, madje i kam inat te dy, por nuk i shaj nga nena. Edhe nga respekti qe kam per prinderit e tyre por edhe nga frika e reagimit te tyre kur une u shaj prinderit. Pa asnje diskutim qe reagimi I terroristeve ndaj “Charlie hebdos” ishte I disproporcionuar, pra tej mases, siç I themi ne shqip. Nuk behet nje masaker e tille per ca karikatura. Keshtu mendoj une, por disa te tjere ndjehen shume me te fyer. Si puna e Hasanit dhe Pirros qe thashe me siper. Ata « ma kane inatin » se ua kam punuar edhe disa here te tjera me pare, kur u kam prishur vreshtat, u kam thyer xhamat e shtepise etj etj. Besoj se e kupton se çfare dua te them. Dhe kur i shaj edhe nga prinderit, kupa per ata mbushet. Dhe une nuk duhet te çuditem kur ha nje dru te mire. Sepse e kam merituar. I kam tallur, fyer, ngacmuar edhe ne « shtepite » e tyre. Me e mira do te ishte qe te mos merresha me ta. Te mos i provokonja aty ku ata s’durojne dot. Tani une po mjekoj plaget qe pesova nga grushtat e tyre. Une u talla me ta, ata me dhane nje dru te mire. E teperuan sigurisht se e tallura dhe druri nuk jane njelloj. Por me duket se faji eshte i imi. Jam une qe i provokova…
Morali : tjeter gje eshte liria e fjales dhe e shprehjes dhe tjeter gje provokimi dhe fyerja. Prandaj eshte shpikur qe ne kohet e lashta peshorja, per te matur keto gjera. Qe te mos kalohet kufiri. Ti qesh dhe nuk te behet vone kur une te shaj ty me fjalet me te ndyra, kur shaj prinderit, gruan, vajzen tende, por une terbohem kur ti m’i shan ata, dhe e humbas kontrollin. Aq me shume kur mendoj se e ben qellimisht per te me fyer. Atehere faji eshte i imi apo i joti ?!

PS: Ky koment është lënë nga "katarakti" në shkrimin me titull: "Liria e shprehjes vlen më shumë se të gjithë librat e shenjtë".

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Me duhet te them qe "ti' nuk me ke futur nje dru te mire, sado ta kem pasur une fajin, por me ke bere atentat te me qerosh fare nga faqja e dheut (kurse une vetem te kam plagosur me plumb dikur por ama nuk jam shtyre me tej).  Pra tani nuk vlen me fare se kush ka pasur te drejte ose jo, se ceshtja mbetet midis te qenit gjalle dhe vdekur. E di qe te kam kondicionuar jeten, shpesh kam nderhyre forcerisht ne shtepine tende, por kjo ka ndodhur se kam qene me i forte (me i zhvilluar).  Tani po do te rrish ketu ku jetoj dhe une, rri si njeri, perndryshe krris bythen ne shtepine tende, sado qe do te kemi te bejme prape se, helebete, ne nje bote jetojme!

Por do te ishte mire qe secili te te jetonte ne shtepine e vet. Te ruajme paqen, mirekuptimin dhe diversitetin ne kete planet ku jetojme dhe jo te rrasemi te gjithe tek shtepia ime dhe te me akuzoni qe une e kam pasur historikisht fajin ndaj po  me zini shtepine se kjo shtepi i takon te gjitheve,  edhe juve po aq sa mua  sepse te gjithe njelloj jemi !

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Argumenti me siper i ekulibrit midis te drejtes per dicka dhe mundesise per teprimin e kesaj te drejte eshte sigurisht logjik dhe ka disa merita. Por une mendoj se ndoshta autori i ketij komenti me siper, edhe ne logjiken legjitime qe vete ai mbron, duhet te vere re pak kontradikte. Sepse sic mund te teprohet ushtrimi i nje te drejte, mundet te teprohet edhe me pragun kur nje e drejte legjitime quhet teprim...

Cfare eshte e drejte apo e padrejte nuk eshte thjesht logjike e thate, por ne nje mase te madhe tradite dhe histori. Dhe historikisht shoqeria Europiane ka evoluar ne ate menyre dhe e ka gjetur te drejte te mbroje ne menyre absolute te drejten e fjales. Sic mund te pranohet sot censura ndaj fese myslymane, neser mund te kerkojne edhe te krishteret censure per shenjtet e tyre. Pastaj cfare i ndalon Budistet? Hindute? Indianet e disa fiseve te Amerikes kane tradite fetare te perdorin kokaine ne ceremonite fetare... A duhet te jemi detyrimisht te respektueshem dhe te vetcensurohemi edhe per keto gjera qe ne traditen e tyre fetare jane shume te rendesishme?

Une vleresoj logjiken dhe civilizimin e mendimit te autorit te komentit - dhe madje fakti qe po i pergjigjem eshte me teper shprehje respekti. Vec nuk jam dakord me analogjine e tij per provokimin. Karikaturat dhe te tjerat krijime, nuk ju dhane publikut myslyman por atij laik europian. Nese myslymanet ofendoheshin, askush nuk i detyroi ata te blejne ate reviste. Analogjia ime eshte qe ne bote jane normale botimt per adulte ose kanalet erotike; femijet apo ata qe ofendohen nga gjera te tilla bejne mire te nderrojne kanalit TV dhe mos te merren me cfare thone disa njerez te tjere mes vedit. Dmth une do te isha dakord me analogjine dhe do ta denoja sikur Charlie Hebdo te ishte shperndare forcerisht neper xhami apo shtepira. Por fakti qe karikaturat jane ne nje reviste te cilen vetem ata qe kane deshire te paguajne para per ta blere mund ti shohin, nuk me duket fare provokim. Cfare pune kane ca njerez te tjere nese une dhe ti duam te bisedojme a te tallemi me ke te kemi qejf, per sa kohe qe nuk i prishim pune njeriu?

Per mua bota perendimore po rrezikohet shume; kjo jo nga terrorizmi se ai iken dhe vjen, sic ka ndodhur gjithmone per shekuj te tere. Rreziku me i madh eshte nga autocensura. Sot dikush tremb nje karikaturist, burre te mire apo te keq. Para disa vitesh Theo Van Gogh, regjizori holandez, u vra sepse kritikoi (dhe nuk u tall!) islamin. Rreziku per mua eshte qe te fillojme te simpatizojme me konceptin se per disa gjera bejme mire te mbajme gojen mbyllur per shume gjera se jane pune me zarar. Nese ky eshte cmimi, atehere une them: me sillni me mire karikaturat!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

A perfshihet ne "Lirine e Shprehjes"  edhe ky udhezim:   ".... Muhameti, i cili shpesh here ne “udhezimet” e tij shprehet: vritini, pritini te pabeset etj etj....". ?!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.