Libri i J.Lo publikohet në vjeshtë.
Jennifer Lopez gjatë vjeshtës do të publikojë librin e parë, “True love”, që flet për jetën e saj.
Këngëtarja e njohur si në një formë ditari i ka përfshirë kujtimet e saja, ndërsa hapësirë më të madhe i është dhënë turneut të vitit 2012, kur ajo kishte përjetuar periudhën më të vështirë në jetën e saj.
“Ka qenë një udhëtim dyvjeçar transformues, për mua si performuese dhe si nënë”.
“Shkrimi i librit ka qenë një përvojë personale dhe e lëndueshme”.
“Po të mos kishte qenë dashuria që kam marrë nga fëmijët e mi, ky tregim nuk do të tregohej”, ka thënë J.Lo.
Add new comment