Libia, fushë-betejë arabe mes Katarit dhe Sauditëve. Të parët mbështesin islamikët, të dytët ushtarakët

Siç njofton Deutsche Welle, konfuzioni dhe kriza në Libi, ku grupe rebelësh islamikë dhe forca ushtarake luftojnë kundër njëri-tjetrit, ushqehet nga aleancat dhe rreshtimet në vendet e Gjirit Persik. Koloneli Khalifa Fernana, i cili e paraqiti veten si zëdhënësin e ushtrisë së rregullt të vendit dhe aleat të milicëve të revolucionit, vuri në dukje, se Kongresi Kombëtar është pezulluar: "Ne shpallim si të përfunduar çdo aktivitet të parlamentit të përkohshëm si organ legjislativ. Asambleja Kushtetuese do të marrë përsipër përkohësisht detyrat e legjislativit deri në zgjedhjen e një parlamenti të ri. Përveç kësaj ajo do të mbikqyrë qeverinë e tranzicionit, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duke bashkëpunuar me Komisionin e Zgjedhjeve." Po gjatë natës presidenti i parlamentit Nuri Abu Sahmein, i cili i përket vëllazërisë islamiste të myslimanëve, u shpreh për një puç të trupave nga gjenerali Khalifa Hafter. Hafter ka luftuar gjatë revoltës në 2011 në krah të rebelëve. Në vitet 80-të ai kishte nën komandë një njësi të Gadafit, por më pas u arratis në SHBA. Kur nisi revolta kundër sundimtarit të Libisë Muamar al Gadafi, ai u kthye në atdhe.
Nuk përjashtohet mundësia, që Arabia Saudite të ketë financuar operacionet ushtarake të gjeneralit Hafter dhe njerëzve të tij në Libi. Katari dhe Arabia Saudite para disa muajsh patën konflikt mes tyre në Këshillin Kooperues të Gjirit Persik. Ndërsa emirati i Katarit mbështet financiarisht vëllazërinë myslimane, duket se Arabia Saudite do ta ndalojë këtë me çdo kusht.
Lexoni me gjatë në: http://www.dw.de/libia-p%C3%ABrfshihet-s%C3%ABrish-nga-trazi...
a.k
Add new comment