Letra më e bukur dhe prekëse në botë! Vajza e vogël i shkruan babait të saj të vdekur!

Postuar në 25 Shkurt, 2015 10:47

Kjo është një letër sa e bukur aq edhe prekëse, nga një vajzë e vogël drejtuar të atit i cili fatkeqësisht tani nuk jeton më. Ai gjend i vdekur në një moshë tejet të re, dhe vajza e quajtur Summer i shkroi një letër për t`i treguar, sa i mungon dhe sa shumë që e do.

 

LETRA E SUMMER

I dashur Baba. Unë të dua, më mungon shumë dhe do të dëshiroja që ti të ishe këtu tani.

Ndonjëherë gjatë mbrëmjes shoh në qiell dhe mendoj një dëshirë, mendoj dëshirën drejt yllit më të shndërritshëm që shoh, sepse besoj që ai je ti. Gjithnjë mendoj për ty ditën e ditëlindjes tënde, ditën e babait, ditëlindjen time, Krishtlindjet dhe në vazhdim. Disa ditë janë të lumtura, e të tjera shumë të trishtuara por tani unë të ndjej ty brenda zemrës sime, dhe ti je gjithnjë në mendjen time. Do të doja shumë të të kisha thënë një ‘Lamtumirë’ të fundit, të të jepja një përqafim të fundit përpara se të shkoje në shtëpinë tënde në re, në parajsë.

 

E di që të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia njësoj si gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes i merr cdo ditë malli për ty, por përpara se të takohemi sërish ose të flasim edhe një herë tjetër do të të le të prehesh i qetë në paqe. Të dua pafund, dhe shpresoj të jesh i lumtur atje ku ndodhesh. Me shumë dashuri, vajza jote e vogël Summer !!

 

Përgatiti: Ester Bylyku

Burimi: Daily Mail

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.