Ky do të jetë evenimenti i vitit! Detaje të dasmës së Johnny Depp dhe Amber Heard
Është cilësuar si një nga evenimentet më të mëdha që pritet të zhvillohet vitin 2015 mbase edhe më i madhi e i famshmi. Po flasim për dasmën e Johnny Depp dhe aktores Amber Heard. Pas fejesës që zgjati për 13 muaj ata do të t`i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit në një ceremoni martesore më 7-8 shkurt. Vendi ideal do të jetë një ishull tropikal, por një pjesë e mirë pritet të zhvillohet në jahtin luksoz të 51-vjeçarit.
Ndër të ftuarit e shumtë (përfshirë edhe të famshëm pa dyshim) të pranishëm do te jenë dhe Lily Rose e Jack dy fëmijët e Johnny Depp nga martesa paraardhëse, me të cilët Amber ruan marrëdhënie të shkëlqyera. Nuk mund të lëmë pa përmendur një nga detajet që do të komentohet me ditë të tëra nga mediat, fustanin e nuses, të cilin do ta dizenjojë Stella McCartney.

Add new comment