Kush tha e kush nuk tha gjë për vdekjen e Shpëtim Karamuçës

Shpëtim Karamuça, ish-i përndjekuri politik, i vdekur në mjerim, ka lënë pas vetëm faturën e parave që nuk i mori kurrë nga shteti.
Thanë për të:
Mero Baze: “Kur Shpëtim Karamuça doli nga burgu, fëmijët e Sali Berishës ishin fëmijë dhe jetonin një apartament 72 metra katror në Brakë të Tiranës. Sot ata janë milionerë, edhe pse nuk kanë biznese zyrtare me NIPT dhe taksa, ndërsa Shpëtimi nuk kishte lek për ilaçe të luftonte tumorin.
Kur Shpëtim Karamuça doli nga Burgu, gruaja e Sali Berishës ishte një mjeke e zakonshme lagjeje, që vizitonte fëmijë, por sot që Shpëtimi ka ikur, ajo është një milionere, që bën ballo të pacipa bamirësie ku paguajnë “gjobat” jozyrtare ata biznesmenë që përfitojnë prej pushtetit të burrit të saj.”
Gjergj Ndreca: “...i kufizuan të drejtën për të jetuar... Kërkonte hapjen e burgut të Spaçit dhe t’u hiqej nënshtetësia të gjithë antishqiptarëve që kishin bërë pakt me armiqtë. Pretendonte që t’u sekuestrohej pasuria politikanëve dhe t’u shpërndahej të varfërve... Dy ditë më parë, më tha: ‘Gjergj, tani nuk duhet të djegim veten por këta...”
Skënder Tufa: “Amaneti i Karamuçës? Me lekët e tij t’i blejnë makinë luksoze Sali Berishës...”
Edi Rama: “Vërtet i dhimbshëm lajmi i vdekjes së të burgosurit politik Shpetim Karamuça-26 vjet burg e së fundi një grevë urie me kancerin në trup!”
Kreshnik Spahiu: Karamuça vuajti nga të dyja regjimet diktatoriale dhe u nda nga ferri Berisha duke ndërruar jetë”
Sali Berisha: (nuk ka thënë gjë)
k.c.
Add new comment