Kush do të jetë kryeprokurori i ri?

Në një artikull të opinionistit Eduard Zaloshnja, botuar në këtë faqe (http://www.respublica.al/opinion/2012/5/21/gjurmet-te-cojne-ne-kryeprokurori), argumentohet se dash-dashi i paradokohshëm mes Metës e Berishës rreth zgjedhjes së presidentit kishte në thelb emrin e njeriut që do të zërë vendin e Ina Ramës në Kryeprokurori. Zaloshnja konkludon: “Në qoftë se Berisha i gjen 71 vota në Kuvend për të zgjedhur presidentin pa ndihmën e LSI-së, do të mundohet të vazhdojë të qeverisë pa të deri në zgjedhjet e 2013-ës, duke mos e vrarë shumë mendjen për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për BE këtë vit. Përndryshe, do të detyrohet të pranojë kushtet e LSI-së dhe të zgjedhë ose një president me konsensus të vogël (PD-LSI), ose me konsensus të madh (PD-PS-LSI)....Duke mos e realizuar dot kështu ëndërrën e vënies së çelësit të Kryeprokurorisë në duart e një kukulle të vet."
Deri në këto minuta që po shkruhen këto rrjeshta, duket se skenari i konsensusit të vogël PD-LSI është më i mundshmi për zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe pyetja më e rëndësishme në këtë rast është jo kush do të jetë president i ri, por kush do të jetë kryeprokurori i ri. Mbetet të shihet nëse Meta do të propozojë për kryeprokuror Spartak Brahon, të cilin e ka quajtur para disa kohësh “prokuror i përhershëm” dhe "kryeprokurori në pritje”, apo do të propozojë ndonjë nga avokatët e tjerë (treguar në foton shoqëruese), që e mbrojtën në gjyqin e famshëm për videon Prifti-Meta.
Re.Pu.
Add new comment