Kreu i ILKDP-së Ganaj thotë se janë zhdukur disa dosje dhe pjesë të dokumentacionit. Por ende asgjë konkrete se për kë bëhet fjalë

Kreu i ri i Inspektoriatit të Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj ka përsëritur sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve faktin se në institucionin që ai drejton mungon arkiva. Pra sipas tij, një pjesë e të dhënave për pasurinë e ish-zyrtarëve nuk pasqyrohet më në dokumentacion. “Kur kam marrë detyrën nuk kam gjetur arkivë. Për juristët është e pakonceptueshme që fleta e inventarit të dosjes të thotë 72 dhe aty të ndodhen vetëm 22. Krahas kontrollit, nga sot derisa të jem në atë detyrë, kam urdhëruar rikontrollin e çdo dosjeje nga viti 2003 deri më sot. Ka dosje të zhdukura dhe janë rreth 7- 8 dosje të cilat janë zhdukur fare”,'tha Shkëlqim Ganaj. Ai nuk ka qenë në gjendje të thotë shprehimisht se kujt periudhe i përkasin dosjet e zhdukura dhe për cilin zyrtar bëhet fjalë. “Dosjet e zhdukura do t'i evidentojmë dhe to t’iu themi", është shprehur ai.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/80609/ALB
s.z
Add new comment