Kreu i Drejtorisë kundër pastrimit të Parave, Gazheli: Shtatë politikanë nën hetim

Postuar në 08 Prill, 2014 11:17

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli, ka folur sot para Komisionit parlamentar të Sigurisë, ku ka deklaruar se shtatë politikanë shqiptarë po hetohen për pastrim parash. Gjithashtu, ai theksoi se janë ngrirë llogaritë bankare të disa personave të dyshuar për terrorizëm. Por nga ana tjetër, Gazheli vërejti se ka mungesë informacioni për ecurinë e rasteve për pastrim parash në prokurori. “Numri i rasteve që dërgohen në gjykatë për pastrim parash është i ulët dhe akoma më i ulët është numri i vendimeve të dënimit”, tha Gazheli, duke shprehur kritika në drejtim të Prokurorisë, pasi ky institucion nuk i heton si duhet dosjet e referuara nga drejtoria e tij.
''Konstatohen vonesa të paarsyeshme në hetimin e rasteve, hetime krejt të mangëta, arsyetime të pabazuara, moskuptim i veprës penale dhe pastrim i produktit të veprës penale nga Prokuroria; çështjen pushohen nga Prokuroria, nuk shkojnë në gjyq," u shpreh ai.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.