Kosovë, shpërthim në KEK, 3 të vdekur, 14 të plagosur, fillon evakuimi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), në sektorin e prodhimit. Mediet kosovare raportojnë se 3 punëtorë kanë vdekur dhe 14 janë të plagosur.
Deri tani raportohet për 14 punëtorë të KEK’ut janë shtruar në QKUK . Ky fakt bëhet i ditur nga zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu. Sipas tij, njëri prej tyre ka lëndime pak më të rënda, derisa të tjerët kanë djegie të pjesëve të trupit. Zhurma e këtij shpërthimi ka qene tepër e fuqishme sa është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës. Nga shpërthimi i madh që ka ndodhur janë dëmtuar madje edhe xhamat e shtëpive përreth. Dyshohet se shkak i shpërthimit ne termocentral ka qenë hidrogjeni.
Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Dyshohet se shkak është bërë hidrogjeni gjatë përzierjes se disa kimikateve të cilat bëjnë zbutjen e ujit.
Shkalla e rrezikshmërisë për shpërthime të reja të hidrogjenit vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë. Aktualisht ka filluar evakuimi i familjeve nga shtëpitë që ndodhen shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Banorët dhe qytetarët aty, thonë se prej dje ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga menaxhmenti i KEK’ut.
Emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK’ut që u lënduan sot në tragjedinë që ndodhi aty.
1-Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2-Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3-Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4-Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5-Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6-Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7-Besim Elezi 1977 Mihhaliq - Obiliq
8-Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet - Fushë Kosovë
9-Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10-Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11-Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12-Hamdi Kutllovci
13-Ali Kutllovci
http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-ja-emrat-e-te-...
S.S
Add new comment