KLD përjashton nga sistemi gjyqtarin e Pukës. Shtjefën Lleshi, i denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”

Postuar në 16 Korrik, 2014 13:11

Pasi kërkesa e ministrit të Drejtësisë ishte për të tretën herë në rendin e ditës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  gjykatësi i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi është përjashtuar sot nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen drejtuar nga kreu i Shtetit Bujar Nishani. I pranishëm ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ku 14 anëtarët e KLD-së kanë votuar unanimisht për shkarkimin e gjyqtarit Lleshi. Ky nuk ka qenë i pranishëm gjatë procedimit disiplinor ndaj tij. Ish-kryetari i Gjykatës së Pukës ndodhet në "arrest shtëpie" të akuzuar për korrupsion në drejtësi. Lleshi akuzohet për korrupsion pasiv, mitmarrje, shpërdorim detyre pas videos denoncuese të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”.  

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Dmth ne Shqiperi ky na qeka gjyqi, juria dhe xhelati, &quot;Fiksi&quot;? Cfare behet keshtu mor vellezer shqiptare, ky eshte shtet rrumpalle. Te ngarkon e te shkarkon me nje video nga Fiksi? Po Fiksi cfare eshte? Kush ia jep fuqine, e kush te drejten? Qe te merremi vesh ky Shtjefni mund te meritoje edhe shume me teper se kaq, mbase ka bere edhe 1001 te zeza te tjera, por nuk duhet te jene keto mekanizmat qe levizin shtetin, ca video me karagjozlleqe. Se jo per gje po, a nuk qe video edhe ajo qe tregonte Ilir Metelikun duke bere pazare me mijera Euro? A ju kujtohet qe per shkak te asaj videos poplli doli ne rruge? A ju kujtohet qe nja 4 veta shkuan per lesh ate dite? A ju kujtohet qe mbas gjithe rremujes na doli qe videoja na ishte fallco? Tashti a ishte fallco apo jo kush e di me te vertete?!? Gjithesesi morali i prralles eshte mjaft me llafe e me video pazari, mjaft me kriminalizim jashte kanaleve te drejtesise, mjaft me palacolleqe te kurdisura neper nevojtoret e mejhaneve. Po qe se ky vend nuk fillon te qeveriset me Kushtetute, Ligje e Rregulla qe jane njelloj per te gjithe perfshire edhe Edvinin, Saliun dhe Ilirin etj. etj me mire te varim ne qafe nga nje gur te gjithe e te shkojme ca andej nga Golemi ca andej nga Qeparoi e ta lirojme kete vend per te tjere me te mencur se neve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.