KLD-ja emëron katër kryetarë gjykatash. Presidenti me një mesazh të ri: “KLD-ja aktuale vite dritë larg KLD-së së paraardhëse që ishte diskredituar”

Postuar në 23 Korrik, 2014 12:28

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera vendim për emërimin e krerëve të gjykatave të Lushnjes, Tropojës, Fierit dhe Korçës, që do të jenë respektivisht Esmeralda Çeka, Artan Hajredinaj, Roland Jaupaj dhe Admir Belishta. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur me tone optimiste, madje duke njoftuar edhe një rekord të ri për punën e këshillit. “Garantoj qytetarët, se për herë të parë, ky Këshill me punën e tij është kthyer në binarët e ligjit. Praktikat e mëparshme, këtë Këshill e kanë diskretituar. Proceset janë të tilla që shkojnë gjithmonë drejt perfeksionimit, por emërimet nuk bëhen më në dyert e partive politike. Nuk bëhen më siç përmendeshin në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare deri para katër apo pesë vitesh. Puna e këtij Këshilli është vite drite larg me punën e Këshillit paraardhës. Por natyrisht ka edhe sfida”, ka thënë Nishani.

http://www.ata.gov.al/kld-emeron-kater-kryetare-gjykatash-146892.html

s.z 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.