Kim Mehmeti: Rama më ka zhgënjyer; Berisha ka humbur pushtetin mbi veten

Shkrimtari Kim Mehmeti ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen e Tiranës shqiptarja.com (vetë ai jeton në Maqedoni), në të cilën flet, mes të tjerash, dhe për Ramën e Berishën. Për Ramën thotë, se e ka mirëpritur ardhjen e tij në politikë, por më pas është zhgënjyer, ngaqë tek Rama ka parë njeriun që vepron sipas parimit ushtarak “qëllimi justifikon mjetin”. Së fundmi ka parë që “Rama e ka kuptuar këtë gabim”, por e lë të pashpjeguar këtë pohim të vetin.
Lidhur me Berishën, Mehmetit i ka bërë përshtypje premtimi i tij se “do të largohet nga politika ose nga verdikti i zgjedhësve, ose nga verdikti i Zotit”. Sipas Mehmetit, që është kritik me këtë qëndrim të Berishës, “ka pasur politikanë që asnjëherë nuk i kanë humbur zgjedhjet, që kanë qenë më të votuarit, por janë shndërruar në përbindësha, duke gllabëruar dhe të ardhshmen e vendit të tyre”. Berisha duhet të dijë, përfundon publicisti nga Maqedonia, se “sa më gjatë të sundosh mbi të tjerët, aq më shumë e humb pushtetin mbi vetveten”.
Re.Pu.
Comments
Kush eshte ky?!...C'lidhje ka
<p>Kush eshte ky?!...C'lidhje ka 'libri' me 'politiken' ?!...Le te mbaje vatren e zjarrit ndezur me at'ane fillimisht e me pas le te hedh ndonje kercu ne vatren tone...pasi po 'ziejme fasulet' tona per dreke dhe jo 'byrek o usta murat' per te gjithe...</p>
Kim Mehmeti eshte
<p> </p><p>Kim Mehmeti eshte intelektual i nderuar por duhet ta dije se as ai nuk vlen me sh se vullneti i sovranit ... nese populli ja blen librat Kim-it nuk mund t'i thuhet atij mos shkruaj me ti qe te blehen dhe librat e te tjereve </p>
Ou, sa keq, nese eshte i
<p>Ou, sa keq, nese eshte i zhgenjyer Kimi cka i behet tash ? ska me politikë.</p>
Add new comment