Kemi arritur në derexhenë që policia flet për "grevë politike"...

Ashtu siç pritej, deklarata e mbrëmshme e Avokatit të Popullit që ndalimi i ilaçeve, lëngjeve dhe serumeve të kërkuara nga të ish-burgosurit politikë në grevë urie është akt degradues çnjerëzor dhe vepër penale e atij që ia ka dhënë këtë urdhër policisë, - solli sot sulmin e radhës, edhe ndaj këtij institucioni. Në një deklaratë të drejtorisë së policisë së Tiranës, kundër Avokatit të Popullit bie menjë herë në sy termi "grevë politike".
"Avokati i Popullit nuk duhet të manipulohet nga kjo grevë politike. I bëjmë apel këtij institucioni të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e kësaj greve politike dhe të kërkojë ndjesë" - thuhet në deklaratën e policisë cituar nga BalkanWeb.
Policia deklaroi disa ditë më parë se ishte aty për të parandaluar akte të tjera të vetëflijimit (dhe kjo duket e drejtë) Por, siç shprehen grevistët, - policia po bën të kundërtën; duke ndaluar lëngjet dhe serumet, po i çon grevistët në një pikë kritike për jetën, në mënyrë që minimaliht të dërgohen në spital (dhe më pas të mos lejohen, po nga policia të rikthehen në grevë). Tentohet kështu në mënyrë dinake një shuarje e ngadaltë të saj për të shmangur me çdo kusht dialogun e kërkuar nga të katër anët. A.N.
Foto: Nje nga koordinatoret e greves se urise, i arrestuar pak dite me pare. policia tha se nuk ka asnje motiv politik ne kete arrestim (LSA)
Comments
Bla-bla-bla, blu-blu-blu,
<p>Bla-bla-bla, blu-blu-blu, policia nuk ka vetem uniformen blu !...Skandal ! Skandal ! Skandal !...Kjo nuk eshte polici Shteti, por polici bodigarde e kryeministrit...Skandal ! Skandal ! Skandal ! (Me Ligjet dhe Demokracine)...</p>
Rroftë policia.
<p>Rroftë policia.</p>
Add new comment