Ka europianë të rinj që mësojnë… gjuhën shqipe! Dhe ja çfarë mendojnë për të

Është duke u zhvilluar këto ditë një seminar për albanologjinë. Quhet "Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare" dhe mbahet prej 31 vitesh. Këtë vit po zhvillohet në Prishtinë. Radio Europa e Lirë në rubrikën e saj të përjavshme VOX ka intervistuar disa të rinj europianë që janë duke mësuar gjuhën shqipe. Thuajse të gjithë të intervistuarit, pasi japin arsye të ndryshme pse u duhet shqipja, bashkohen në një pikë. Ajo është shumë e vështirë. Ja disa pjesë nga intervistat e tyre:
Sofija Turocu nga Hungaria: “Për mua kjo gjuhë është shumë e vështirë, por në seminar po bëjmë përpjekje për të mësuar më mirë gjuhën, mësoj shumë gramatikë”
Studenti Ukash nga Polonia: “Unë quhem Ukash dhe vij nga Polonia. Që nga fëmijëria ime kam pasur një interesim që të studioj për gjuhët. Gjuha shqipe është shumë e vështirë për polakët”.
Kasna Gajevsak nga Polonia: “Jam në vitin e parë, studioj Filologji Ballkanike dhe i kam drejtimet në shqip dhe bullgarisht. Gramatika e gjuhës shqipe mendoj se është e vështirë”.
Maco Baçninski nga Bullgaria: “Më pëlqen shumë gjuha shqipe, por unë mendoj që është shumë e vështirë, megjithatë po tentoj të mësoj sa më shumë”.
Francis Xhekson nga Britania e Madha: “Flas gjermanisht, rusisht, gjuhën çeke, frëngjisht dhe kam dëgjuar që në Mynih ka kurse të gjuhës shqipe dhe vendosa të shkoj për ta mësuar shqipen. Nuk është aq e vështirë sa gjuha gjeorgjiane, por është më vështirë se gjuha çeke”.
Premysl Vinsh nga Çekia: “Unë merrem me gjuhën shqipe prej shumë vjetësh, sepse që nga koha e fëmijërisë kam pasur dëshirë të studioj kulturën dhe historinë shqiptare dhe nga kjo arsye kisha nevojë të mësoja gjuhën. Kisha vështirësi, por më lehtë e mësova gjuhën shqipe se për shembull gjuhën angleze”.
Xhovana Nançi nga Italia: “Unë jam nga Kalabria, qyteti i Kozencës dhe atje kam filluar studimet për gjuhët e huaja. Pastaj kam zgjedhur të mësoj gjuhën shqipe, sepse atje kemi edhe Departamentin e Gjuhës Shqipe në kuadër të studimeve për komunitetin arbëresh, që janë të shumtë në rajonin e Kalabrisë. Kam pasur interes për gjuhën shqipe për letërsinë dhe vazhdova me specializim dhe tash me doktoraturë. Merrem me përkthime nga shqipja në italisht”, tregon Nançi.
Kristian Gashi nga Gjermania: “Babai im është shqiptar, nënën e kam gjermane, por për fat të keq babai im nuk ma ka mësuar gjuhën shqipe dhe për këtë arsye unë jam këtu për të mësuar gjuhën shqipe sa më perfekt, ashtu siç unë e flas gjermanishten. Gramatika e gjuhës shqipe mua më duket shumë e vështirë”.
(A.N.)
Comments
Po gjuha shqipe eshte e

Po gjuha shqipe eshte e veshtire. Pse tregon habi ti z.A.N?

Po emrin pse nuk e jep te plote or bir?

Eshte e vertete ajo qe

Eshte e vertete ajo qe konstatojne keta te rinj, te cilet i pergezoj per mesimin e shqipes. Gjeja me e veshtire por edhe me e bukur te shqipja eshte paskajorja. Në shqipen e gjallë paskajorja ka mbijetuar plot jetësi. Sot e kësaj dite është një mënyrë shumë e përdorshme prej mbi dy të tretave të shqiptarëve. Por jo vetëm prej atyre. Ka pasur prirje që paskajorja të gjallojë edhe në toskërisht. Një prekatar (virtuoz) i gjuhës shqipe si Faik Konica, i lindur në viset më jugore të Atdheut, e përdor herë pas here në toskërishten e tij elegante. “Po të më pyeste kush me dhanë... një mejtim mbi dukjen fizike të Shqipërisë…”, shkruan ai te “Shqipëria”. Ndërsa te një përkthim i Kalidasës, fragment prej dramës Sakuntala, ve shenimin: “Hindasit e kanë për mëkat me zanë peshq…”. Në këngën qindvjeçare Për Mëmëdhenë të Mihal Gramenos vargu i dytë është “Vraponi burra se s’ka me pritë”. Paskajorja gjindet edhe në disa këngë popullore beratase e korçare (“Ke me u pendue/ por atëherë ka me qenë vonë…”) e ngjeti. Ajo ka hyrë nëpër pjesë ligjërate, shprehje e lidhëza të toskërishtes si domethënë, meqenëse etj.

Informacioni eshte interesant

Informacioni eshte interesant dhe hedh drite ne nje teme shume pak te debatuar: si u duket te huajve shqipja? Shqipja nuk bën pjesë as në grupin e gjuhëve sllave, si bullgarishtja e serbishtja, as në ndonjë grup me greqishten. Gjuha shqipe është një degë e veçantë, vëlla i pavëlla, brenda trungut të familjes indeouropiane. Edhe ato lidhje që i ka me gjuhë të tjera brenda këtij trungu, shkojnë në kah të kundërt me Bizantin, duke dëshmuar gjakun perëndimor të saj. Në këtë përfundim kanë dalë dy albanologët më të mëdhenj të kontinentit që përfaqësojnë njëherësh edhe majën e indoeuropianistikës Meyeri dhe Jokli

Të gjithë ata që ndihen të

Të gjithë ata që ndihen të lumtur se shqipja standard është bërë pa paskajore, njëlloj si greqishtja e si disa gjuhë sllave, mund t’i përgjigjen, në mundshin, një pyetjeje të vetme: çfarë fitoi gjuha shqipe prej “çkishërimit” të paskajores, në ç’pika është bërë ajo më e pasur, më tingëlluese, më shprehëse?

Add new comment