Kërkesë për njësi më vete administrative edhe nga goranët

“Goranët kërkojnë bashki”. Kështu e titullon lajmin e vet “Top-Channel”, i cili pasqyron një kërkesë të kreut të komunës së Shishtavecit, Dilejman Nela. “Zona e Gorës asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Kukësit dhe Krahinës së Lumës. Kjo ndarje territoriale duhet të marrë parasysh faktet historike. Kemi qenë gjithmonë komunë administrative nga Kukësi. Kemi një gjuhë sllave, kemi statusin e një pakice etnike kulturore”, tha Nela. E thënë thjesht fare: edhe goranët nuk dëshirojnë që në punët e përditshme të zonës, të bashkëqeverisin me “të tjerë”. Që në këtë rast janë shqiptarët, ose në rastin e Himarës janë fshatra të Lumit të Vlorës. Kërkesa që kanë marrë vetëm një përgjigje: “Jo”.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=281710&ref=fp
s.z
Comments
Po keta as 200 banore nuk
<p>Po keta as 200 banore nuk jane more hahahaha,cfare s'degjon !!</p>
Ky me nder Dilejmani , qe na
<p>Ky me nder Dilejmani , qe na flitka gjuhe sllave , arsye per te cilen kerkon bashki me vete , ka 5 mandate kryetar komune dhe se si e ka qeverisur ate zone e dine banoret e saj . Po te mos ishin emigrantet nga Anglia qe ndihmojne familjet e tyre , do te ishin zona me e varfer e shqiperise se vetem patate behen atje , edhe ato me raste .</p><p>Keta lloj kafshesh , jane gati te deklarohen edhe majmune vetem te mos preken nga reforma territoriale se nuk dine te bejne pune tjeter , vetem kryetar komune .</p><p>Nuk ka pakica etnike ne Kukes . Hapni regjistrat e gjendjes civile te para '45 dhe shikojini qe tek kombesia shenohet SHQIPTARE . Se nga i gjeti sllavet muslimane dilejmani dhe dijemanet e tjere si ai e dine .</p>
Add new comment