Ja si mund të kurohet dhimbja e shpinës

Postuar në 19 Janar, 2015 11:58

“Oh dhimbja ime e shpinës”, është një prej ankesave më të zakonshme që dëgjojnë mjekët. Në fakt, nga dhimbja e shpinës ankohen shumë njerëz të të gjitha moshave dhe gjendjes ekonomike e sociale. Ajo është me të vërtetë një problem i përgjithshëm. Instalimi brutal i dhimbjes konstatohet në përgjithësi pas një sforcimi fizik të dhunshëm, një lëvizje rrotullimi ose përkulje të theksuar të trungut. Por mund të ndodhi edhe kur drejton shtyllën kurrizore, ose ngre pesha të rënda. Menjëherë i sëmuri bllokohet dhe dhimbja mund të acarohet nga lëvizja më e vogël.

Shkaqet         

Shkaqet e dhimbjes së shpinës janë të shumta dhe të ndryshme: 

 

·         Sëmundje të kolonës, qofshin inflamatore reumatizmale apo infeksionet me qelb, si abscesi i shtyllës kurrizore me natyra të ndryshme.

·         Infeksionet kronike të kockave si osteomielitet, e sëmundja e brucelozës.

·         Dhimbja e shpinës ndodh dhe tek gratë me barra të përsëritura, kur kanë dhe rritje të peshës trupore.

·         Rrëshqitja e rruazave të shtyllës kurrizore jep gjithashtu dhimbje shpine.

·         Një nga shkaqet e dhimbjeve të shpinës është obeziteti (dhjamosja), 

·         Defektet e lindura të shtyllës kurrizore (si shtrembërimi i saj), mund të japin dhimbje të shpinës.

·         Tumoret e shtyllës kurrizore dhe të palcës së kurrizit.

·         Edhe osteoporoza është një ndër sëmundjet që i shkakton këto dhimbje.

·         Hernia diskale është shpesh shkaktari i këtyre dhimbjeve.

·         Jo rrallë dhimbja e shpinës mund të ndodhi dhe në krizat e veshkave, të cilat nuk duhet t’i ngatërrojmë me sëmundjet e shtyllës kurrizore.

·         Mbi ngarkesa në punë

·         Traumat janë një ndër shkaqet shumë të shpeshta. Tek mjeku paraqiten pothuaj çdo ditë pacientë me këto lloj dhimbjesh për shkak të traumave të ndryshme në punë, në rrugë, për shkak të aksidenteve, dhe të rrëzimeve etj.

·         Edhe tek personat me gjendje të dobët fizike konstatohen dhimbje të shpinës.

·         Sëmundjet inflamatore si poliartriti reumatoid. Nga këto lloj dhimbjesh ankohen zakonisht gratë e reja 25 – 45 vjeç tek të cilat shfaqet më tepër kjo lloj sëmundje që duke qenë se prek shumë kyçe, mund të preki dhe kyçet që bashkojnë rruazat e kurrizit.

Ndodh që nga një ndrydhje e lehtë e shtyllës kurrizore të instalohen dhimbje, të cilat kalojnë edhe pa u lidhur me mjekun, mjafton një regjim shtrati për 24 – 48 orë. 

 

Sidoqoftë diagnoza dhe trajtimi i dhimbjeve të shpinës janë shpesh jo shumë të komplikuara dhe në shumë pacientë trajtimi i kujdesshëm iu heq dhimbjet dhe iu lejon kryerjen e aktivitetit jetësor normal, mjafton që ky i fundit të paraqitet tek mjeku dhe të parashtrojë ankesat e tij, të shpjegojë mirë se si i kanë filluar dhimbjet, a ka patur temperaturë, si ka fjetur dhe sa ka qenë në gjendje t’i shërbejë vetes.

Nuk është nevoja të bëhen interpretime të shkakut të dhimbjeve pa u lidhur me mjekun. Mundësia e mjekimit sot është plotësisht e siguruar, mjafton që të vihet diagnoza dhe të përcaktohet natyra e dhimbjeve.

Trajtimi

Në rastet kur dhimbja është shkaktuar nga trauma të lehta mjafton:

·         Qetësia e pacientit domethënë shtrirja e tij në një shtrat të fortë,

·         Qetësues për dhimbjet dhe medikamente antireumatizmale.

·         Nganjëherë kur mjeku e shikon të arsyeshme mundet të aplikohet anestezia lokale.

·         Në proceset inflamatore jepen antibiotikë dhe antiinflamatorë

·         Mjeku kurues mundet të rekomandojë dhe aplikim të fizioterapisë.

·         Këshillohen ushtrime të thjeshta të cilat mund të kryhen fare mirë në kushte shtëpie.

·         Të mjekohet osteoporoza në qoftë se konstatohet se ajo është shkaku i dhimbjeve të shpinës.

Comments

Submitted by Dritan Lybeshari (not verified) on

Ju lutem ndonje informacion per problemin tim si mund te kurohem .ndodhem jashte Shqiperise e jame ilegale merem me ndertimtari e kame disa dite me dhemb mesi nga ana e djathte .leviz me veshtirsi .flm

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zoti Lybeshari,
Duhet te kerkosh ku ka klinika kineze te masazhit, mundesisht atu ku shkojne sportiste. Mos harxho parate atje ku kane vajza te reja sepse keto vende jane "gjysem bordello".
Une isha me fat qe gjeta nje klinike te tille, dhimbjet qe jisha me shkaktonin pagjumesi.
Pagova 40 euro heren e pare dhe 30 per dy here te tjera secilen. 3 vite me rradhe nuk kisha asnje dhimbje. Kinezet jane nrc1 per kurime popullore. Kisha vite te tera qe harxhoja para neper doktore dhe me gjilipera.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Dritan, ver nje brez rreth e qark mesit dhe mbaje vazhdimisht. Ka breza te posacem gjysem elastike dhe mund ta shtrengosh pak, aq sa mos te pengoje frymemarrjen. Shpresoj te jape rezultat.

Submitted by matilda (not verified) on

Pershendetje jam 29vjece edhe kam ber dy lindje cezarjane me anestezi edhe pas lindjeve kam dhimbje shpatullash ndonjeher si duroj dot dhimbje e ndjej e ne gjoks me ri si rendes ne gjoks ,jam vizituar per te ftoht sme ka nxjer asgje as me analiz doktori qe bera grafin me tha qe eshte reumatizem,nuk di si ta qetesoj pasi me shqeteson shume faleminderit

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zonje e nderuar. Caj te ngrohte me mjalte e limon tre here ne dite. Cdo nate para se te flesh pi dy luge gjelle vaj ulliri. Te jete pure vaj I tille, mundesisht origjinal extra virgin grek.
Ti ke ftohje te rende. Vazhdo dhe pije vajin e ullirit perhere dhe ke per te pare permiresim te thelle.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.