Ja kush e shpëtoi Argjentinën...:)

Postuar në 02 Korrik, 2014 10:55

Argjentina kaloi dje Zvicrën në një ndeshje dramatike, e tillë për rastet e humbura, për faktin se goli i Di Marias u shënua në minutën e 118-të dhe sidomos për rastin e humbur në mënyrë të pabesueshme nga Xhemaili në minutën e fundit. Për të gjitha këto shumëkush mendon se Argjentinën e ndihmoi fati. Dhe me fatin kanë bërë shaka sot në mediat online dhe në internet, duke e kërkuar atë më shumë te shëmbëllimi i Papa Françeskut, që si tifoz i Argjentinës “ka bërë mrekullinë”. “Corriere della Sera” ka publikuar sot një përmbledhje imazhesh  që kanë qarkulluar në internet në formën e një shakaje me ironi të lehtë.

http://www.corriere.it/foto-gallery/mondiali/2014/14_luglio_02/argentina...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.