Ja kush e motivon Ronaldon.
Përderisa Cristiano Ronaldo është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën e nesërme ndaj Valladolidit, e dashura e tij, Irina Shayk, është zhveshur në Havai për një set fotografik.
Irina Shayk ka vendosur ta lë vetëm të dashurin e saj, anëtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, para sfidës së rëndësishme që ‘mbretërit’ e zhvillojnë nesër ndaj Valladolidit.
Bukuroshja ruse është zënë ‘mat’ nga një paparaci përderisa ishte duke pozuar për një set fotografik në Havai.
Irina nuk i lë shumë imagjinatës pas fotografive të publikuara nga ‘El Mundo Deportivo’ dhe një fakt i tillë ndoshta mund të jetë motivues për Ronaldon për sfidat e këtij fund-stinori.
Çifti Ronaldo-Shayk është në lidhje tash e sa kohë, mirëpo ende nuk e kanë planifikuar martesën.
Add new comment