Ish kreu i zyrës së FMN: “Shqipëria nuk prodhon ende asgjë...”

Volker Treicher, ish-shefi i zyrës së FMN për Shqipërinë deri më 2005, i intervistuar nga Skënder Minxhozi për Java-n, është shprehur se “aktualisht, qendrueshmëria makroekonomike dhe fiskale e Shqipërisë është e kërcënuar. Duhen masa të forta për të ulur defiçitin dhe borxhin. Është e qartë se kufiri i borxhit do të tejkalohet, që në momentin që nuk po merren masa shtrënguese për të kontrolluar shpenzimet e rritur të ardhurat, veçanërisht nëpërmjet përforcimit të luftës kundër korrupsionit” u shpreh Volker, që ndodhej për një vizitë në kuadrin e Konferencës “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen më pas...” organizuar nga Universiteti Shqiptar i Mesdheut. Volker mendon se duhet “një rishikim i plotë i politikës fiskale, nga pikëpamja e shpenzimeve por dhe nga pikëpamja e politikave tatimore e doganore.” Kjo, mund ët ndodhë vetëm nëse ka një rishikim e riformulim rrënjësor të strategjive të rritjes. Pasi ka sugjeruar shembullin e Kilit, një vend që ka një stabilitet ekonomik falë prodhimit agroindustrial, ai ka sugjeruar që sot “nuk është koha për të rritur në mënyrë të ndjeshme pagat e pensionet, por duhet një rishikim cilësor dhe i holësishëm i të gjitha shpenzimeve”
“Fakti është, tha Volker, se Shqipëria nuk prodhon ende asgjë...”
Ja.Se.
Comments
Ou po mire, tani qe u be ish-
<p>Ou po mire, tani qe u be ish- kujtohet per prodhimin ky tipi.</p><p>FMN ka 20 vjet qe merret me Shqiperine por s'merret me çeshtjen e prodhimit shqiptar, kur na doli qe lepuri flika tek prodhimi.</p>
Si nuk e paskemi ditur kete
<p>Si nuk e paskemi ditur kete 'zbulim' ?!...</p>
te tille artikuj minxhozi i
<p>te tille artikuj minxhozi i shkruante edhe ne 1996-1997 tek Koha e Jone per qeverine e atehershme, pastaj i iku zeri per disa vite, tani i erdhi prape...</p>
Add new comment