Ish-deputeti: Kam vrarë heroin e UÇK-ës, nuk kandidoj në zgjedhje

“Kam vrarë Abedin Rexhë Sandokanin, por këtë e kam bërë në vetëmbrojtje”, kështu ka deklaruar para mediave në Kosovë ish-deputeti i LDD’së, Gani Geci. Në një konferencë që ka mbajtur vetëm pak minuta më parë, para zyrave të LDK’së ai ka rikonfirmuar se është vrasësi i Abedin Rexhës-Sandokanit, por e ka justifikuar këtë vepër kriminale se ka ardhur si pasojë për tu vetëmbrojtur.
Pikërisht për shkak të këtij krimi, Gani Geci, konfirmon se nuk do të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit për një vend deputeti në Parlamentin e Kosovës. Por gjatë kësaj conference ai ka tërhequr vëmendjen se postin e tij ai do t’ia japë vëllait të tij.
Këto deklarata të Gani Gecit erdhen nga faktet e zbuluara kohët e fundit ku EULEX bëri zhvarrosjen e eshtrave të Abedin Rexhës, "Sandokanit". Abedin Rexhë Sandokani ishte Komandand i UÇK-së, ai u vra 16 vjet më parë. Për vrajsen e tij u ngritën akuza në 30 nëntor 2009 ndaj Gani Gecit. Akuza u bë nga bashkëshortja e heroit që njihej me nofkën “Sandokani”, Sanije Rexha.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/gani-geci-une-e-vrava-san...
S.S
Comments
Keshtu i kane bere
<p>Keshtu i kane bere njeri-tjetrit edhe mbas lufte keta. Me shume jane vrare ndemjet tyre se sa jane marre me luften pert ''clirim''. Po te mos ishte SHBA-ja keta kurre nuk do te kishin fituar lirine.</p>
Add new comment