Ilva Tare flet për hijen e Berishës dhe kravatat e Ramës

PD nuk do të çlirohet dot kurrë nga "hija e Berishës", i thotë Ilva Tare Entela Resulit në një intervistë sot te Dita. Që është krejt e ndryshme nga prania fizike e Berishës, në drejtimin e Partisë.
Tare nuk preferon të komentojë qeverinë e re, pa mbushur 100 ditë në detyrë. Por nuk mund të rrijë pa thënë që është e re dhe ka pristhsmëri të rrezikshme për të përballuar. "Deri tani është plotësisht brenda kufijve të pritshmërisë sime, ndoshta edhe pse nuk kam ndonjë pritshmëri të lartë" thotë Tare që shton edhe se gjëja më pozitive deri tani janë kravatat me fantazi të Edi Ramës. Ndryshimet me s kabinetit Rama dhe atij Berisha, për Taren janë për momentin vetëm ndryshime estetike. ato që do të vendosin janë "sjelljet morale dhe politike të qeverisë së re në lidhje me monopolet, korrupsionin, pabarazinë, favorizimet e paligjëshme, krimin e organizuar dhe atë të rrugës"
Add new comment