Hyn në fuqi buxheti i vitit 2015. Rritja ekonomike parashikohet 2%, sipas FMN

Nga data 1 janar, ka hyrë në fuqi buxheti i vitit 2015. Sipas Ministrisë së Financave ky buxhet ka në objektiv vendosjen e balancave makroekonomike, uljen e borxhit, rritjen e qëndrueshme ekonomike, rritjen e investimeve, si dhe garantimin e reformave të ndërmarra. Për vitin 2015 rritja ekonomike parashikohet 3% sipas Qeverisë Shqiptare por 2%,sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ne buxhetin e këtij viti, totali i të ardhurave është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë lekë, ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014. Rritja e të ardhurave, sipas ministrisë së Financave, vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2015 është planifikuar të arrijë 475 miliardë lekë ose rreth 31.7% e PBB. Defiçiti buxhetor për vitin 2015 parashikohet të zbresë në kuotën e 4 % të PBB nga 6.6 % që ishte planifikuar në buxhetin e 2014.
l.v
Add new comment