Hygerta Karaj, shqipëtarja që bëri të mundur të pamundurën:’Pas vdekjes së babait,ajo s’më tremb dot më .’
Hygerta Karaj është vajza shqipëtare e cila kthehu në realitet të pamundurën, atë që paraardhëset e saj nuk e arritën dot. Vetëm 17-vjeç ajo u shpall ‘Miss Eleganca’ në një kompeticion bukurie jashtë atdheut, pikërisht në Kinë, duke çuar kështu edhe më përpara emrin e Shqipërisë. Por në ndryshim nga intervistat e tjera, këtë here jemi përpjekur të nxjerrim në pah një tjetër anë të Hygertës, jo vetëm atë që ka të bëjë me trofeun e fituar!
1.Kush është kujtimi yt i parë?
-Kujtimi im i parë, kur isha 5 vjece dhe organizonim Miss Pallati . E fitova unë dhe pse isha më e vogla.
2.Komenti që të ka bërë për të qarë dhe për të qeshur njëkohësisht…?!
-Je krenaria e Shqipërisë ! Ishte momenti që u ktheva nga Kina me çmim dhe pash që shumë persona u ndjenë krenarë për mua.. Derdha lot dhe njëkohësisht po buzëqeshja.
3.Mes një party, dhe një mbrëmje të qetë me një gotë verë në dorë, kë do të preferoje?
-Të më ishte bërë para një viti kjo pyetje do thoja party . Tani preferoj një mbrëmje të qetë me një gotë verë afër oxhakut duke mos lënë pas filmin.
4.Pranë miqve apo pranë …??
Pranë miqve , ska ndjesi më të mirë!
5.Sikur të kishe gjithçka në dorë, çfarë do të ndryshoje në botë?
Do të doja një botë më të qetë ,pa luftra,pa njerez që vuajnë. Këto do ndryshoja !!
6.Po tek vetja?
-Tek vetja ime do ndryshoja një pjesë të karakterit:Sinqeritetin . Njerëzit përfitojnë shumë nga kjo, fatkeqësisht.
7.Kush është pika jote më e fortë?
-Pika ime më e fortë është që jam shumë e vendosur dhe nuk kthehem asnjëeherë pas .
8.Libri i fundit që ke lexuar?
-Romani "Nje shëtitje e paharrueshme " nga Nicholas Sparks.
9.Çfarë ka lënë gjurmë të paharrueshme në jetën, shpirtin apo karakterin tënd?
Çdo përkëdhelje që kam marrë nga babai im i ndjerë.
10.Dhe së fundmi por jo me më pak rëndësi, a i trembesh vdekjes?
Pas largimit nga jeta e njeriut që doja më shume , babait , nuk i trembem më .

Add new comment