Hapet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të RTSh-së

Komisioni Parlamentar i Medias ka hapur sot rrugën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik. Ndonëse me debate, mbledhja e sotme ka vendosur që të procedohet me formulën e propozimit nga 20 kandidatë, pozita dhe opozita dhe mandej, përjashtimi i emrave deri në numrin e nevojshëm që parashikon ligji të bëhet duke "pastruar" listën e palës tjetër. Pra pozita do të eliminojë kandidatura në listën e opozitës dhe anasjelltas. "Pas miratimit të formulës, Komisioni ka vendosur që relator për zëvendësimin e vendeve bosh të Autoritetit të Medias Audiovizive të jetë, nga mazhoranca nënkryetari i Komisionit të Medias Alfred Peza dhe nga opozita Luçiano Boçi", informon TCH.
Më shumë:http://top-channel.tv/artikull.php?id=275821&ref=fp
S.z
Add new comment