Gruaja ngre shtanga deri në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Postuar në 12 Maj, 2014 06:38

Stërvitje dhe ngritje peshash deri dy ditë para lindjes. Amerikania Meghan Umphres Leatherman pavarësisht se ndodhej në muajin e nëntë të shtatzënisë nuk hoqi dorë nga vrapi dhe as nga ngritja e shtangave.

33 vjeçarja nga Arizona (SHBA), dy ditë para lindjes theu edhe rekordin e saj personal në peshë, pa pësuar asnjë dëmtim.

“Që kur nisa CrossFit u bëra e varur pas stërvitjes, për asnjë çast në shtatzëni nuk mendova që ta ndërprisja. Ngritja e peshave mund të jetë një rrezik i madh në fillim të shtatzënisë, por doktori më tha se gjithçka shkonte në perfeksion, kështu që vazhdova. Nëse do të kisha pasur probleme shëndetësore ose diçka që nuk shkonte në analiza, do e kisha ndërprerë menjëherë”, shprehet Meghan.

Pak ditë më parë ajo solli në jetë të voglën Florence e cila gëzon shëndet të plotë dhe deklaron se do të vazhdojë sërish të merret me sport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.