Gjurmë paragjykimi në një mesazh të kryeministrit? Dikush mendon që po...

Postuar në 02 Korrik, 2014 03:58

Arben Kallamata shkruan sot një opinion te “Mapo” i cili merr shkas nga përshkrimi që kryeministri Edi Rama i bëri në “Tweeter” vrasjes së Artan Santos. “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun tirone, nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit”, shkroi Edi Rama. Teksti në fjalë është konsideruar nga Kallamata si shprehje e mentalitetit racist që përshkron një pjesë të shoqërisë shqiptare. “Rama e ka pasur gjithmonë për zemër avazin e përparësisë të lindur të qytetarëve dhe, veçanërisht të kryeqytetarëve ndaj qenieve më të ulëta të lindura në rrethe, në fshatra, në malësi, në veri, veçanërisht në veri, ku nuk ka shtëpi, por vetëm shpella dhe njerëz që bashkëjetojnë me arinjtë”, shkruan Kallamata. Duke ecur më thellë në rrënjët dhe klishetë e paragjykimeve të brendshme ndërshqiptare, Kallamata nënvizon se ky raport përfaqëson një sistem të mbrapshtë vlerash, përveçse se është tërësisht artificial dhe i papërligjur. Dhe politikisht problematik, kur zëdhënës sipas tij, bëhet kryeministri.

http://mapo.al/2014/07/cunat-e-tirones-ata-te-vertetet/

s.z

Comments

Submitted by jon (not verified) on

Ne te vertete shprehja e  Kryeministrit, "cun tirone" eshte shenje provincializmi, ballkanizmi, lokalizmi dhe mungese zhvillimi e formimi. Nuk do te reagonte keshtu nje mendje e hapur e sidomos nuk do te reagonte keshtu nje kryetar shteti.  Me thuaj nje kryetar qeverie te kujtdo vendi qe kur te bente deklaraten e pare per nje vrasje mafioze ne mes te qytetit e te dites te nje drejtori banke , do te shkruante " na iku nje cun parisi" apo nje cun Londre" . :)   Kryeministri sillet ende si kryetar komune/bashkie. Dhe me sa kuptohet nuk do te mund te menaxhoje ndryshe.  Formimi i tij eshte vetem artistik ...pjesa tjeter qe e vesh ate formim eshte arroganca e nje femije te rritur mire por me shume pasiguri e komplekse, eshte snobizmi dhe te vetndjerit e nje kryeqytetasi fundballkani , qe e ben ate te tingelloje edhe me provincial se ata qe percmon.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Jashte nuk perdorin shprehje "çun Parisi, Rome,  apo Londre". Por ama perdorin ekuvalente me te rrezishme. Ishte apo eshte ajka e "aristokracise", "lord", "cont", "gjak blu", "gjak mbreteror", "kalores" etj. etj. per te treguar jo aq shume pasurine por prejardhjen kulturore te familjes. Edhe Rama kete gje shpreh kur thote "cun Tirone".  A krahasohet ambienti kulturor ku eshte rritur Rama me ate te Berishes.

Ne shtepine e Rames qe nga gjysh stergjysherit e tij, te gjithe kane qene intelektuale dhe te leçitur. Stergjyshi i tij Kristaq Rama, me 1912 ka ngritur flamurin  e pavaresise ne Durres. Gjyshi i Rames, ka qene ne stafin e Mbretit Zog. Babai i tij, nje nga intelektualet me te shquar ne Shqiperi dhe nga skulptoret me te medhenj, me emrin e te cilit jane te lidhur veprat me te medha historiko-artistike te vendit tone, si Monumenti "Nene Shqiperi" ne varrezat e deshmoreve, "Monumenti i Pavaresise" ne Vlore etj. etj.

Po keshtu edhe nga ana e nenes se tij, prejardhja eshte me familje shume fisnike dhe me kulture nga  Vlora. Po te njejten histori kulture ka prejardhja e tij nga gjyshja, e cila vjen nga nje familje e madhe e Shkodres. Pra Rama eshte rritur midis librave dhe vlerave kulturore. Origjina e tij, pema e tij e familjes, eshte aristokrato qytetare, e perkthyer ne shume gjuhes "borgjeze".

Kush mund te flase per pemen e familjes te Sali Berishes? I zbritur nga thellesite e "Bjeshkeve te  Namuna", ai eshte vetem nje i "namun" ne historine e kombit shqiptar qe shfrytezoi pushtetin dhe vuri pasuri te shumta per femijet e tij, te cilet nuk dine si ta ndertojne pemen e tyre gjenealogjike. Berisha filloi te lexoje libra dhe te shohe filma vetem pas moshes 18 vjecare. Cfare mund te thuash per te kur edukimin psikokulturor i fillon pas kalimit te adoleshences. Ai mbetet vetem nje i frustuar, qe vetem urren prejardhjen e kundershtarit  dhe mireedukimin , mirerritjen e tij dhe kete nuk le rast pa e shfaqur. Origjina e familjes se Berishes , "montanari", barinj.

Submitted by ela (not verified) on

gjyshi i rames ka qene shofer ne stafin e zogut dhe gjysherit e tjere i ka nga fshati i ashper  i Vunoit. Kjo nuk e ben ate as aristrokat e as qytetar par exellence.

Submitted by XY (not verified) on

Po moj Ela po, por Vunoi edhe pse ne dukje i ashper, eshte ndertuar bazuar ne konceptin e bashkjetetses (me rruge e kanale) dhe jo si Vicidoli qe i ka kullat (jo shtepite) aq larg nga njera tjetra sa edhe nje plumb pushke nuk arrin dot.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ela. Grueja e atij shoferit te Zogut, ka kene prej Shkodret. Pra nana e babes te Rames, qe i takon me kene gjyshja e Rames, asht shkodrane nga nji familje e nderume dhe me kulture e qytetit. A mundesh me na thane se prej ka jane gjyshnit e Berishes. Sepse gjyshnit e Lirise e dim fort mire se jane shkie. Daja i Lirise (Sllobodanka emni i saj i vertete), ka kene numri dy i UDB-se Jugosllave.  Te tjerat mundesh me i imagjinu vet.....

Submitted by Eh... (not verified) on

Iliret ke shume te drejte por duhet me doemos te shtosh se i ati i Rames pervec se artist me nam (e si mos ishte me nam kur eshte se kish studiuar ne Leningrad - tamam me bazat e realizmit socialist) por ka patur edhe funksion politik si anetar i presidiumit te Kuvendit Popullor e thuhet se ka firmosur edhe denimin me vdekje te disa armiqve te partise dhe te pushtetit. Ti ke absolutisht te drejte se Rama ka biografi me te mire se Berisha. C'ka bere per luften e per ndertimin e socializmit familja e Berishes? Vertet ai ka qene doktor i udheheqjes e partia kete nuk duhet t'ja harroj, por shoku Edi ka biografi ku e ku me te mire. Revolucioni marshon! Perpara shoke!

Submitted by jon (not verified) on

Sic eshte e papjekur dhe jointeligjente te thuash e te perseritesh "ne nuk jemi vend mysliman por evropian" . Kjo eshte Gafe spektakolare. Ti mund te jesh vend mysliman dhe evropian ne te njejten kohe . Nuk po thua "ne nuk jemi vendi i terrorizmit islam por evropian" ...Keshtu edhe mund te kishte kuptim perpjekja per te bere dallimin.   Nuk dija ku ta kapja kete fraze te tij,  sado qe e genjen mendja qe me kete ja mbushi mendjen e vropes

Submitted by Albi (not verified) on

Polarizimi intelektualo-kulturor i Shqiperise e ben te paevitueshem perdorimin e termit "cun Tirone" dhe sa me shpejt ta kuptojne njerezit qe te udhehiqesh nga fshataret (si keto 60 vitet e fundit) mund te sjelle vetem shkaterrim vlerash qytetare aq me shpejt do futet shqiperia ne rrugen e duhur. "Cun Tirone" nuk eshte nje emertim qe shpreh perkatesi krahinore, sepse sic e dime asnje nga keto qe po flasim nuk eshte Tiranas nga origjina. Cun Tirone do te thote "cun Metropoli" dhe i vetmi qytet qe po ngjan gjithmone e me shume me nje Metropol eshte Tirana.  Nu kaasgje te keqe qe kryeministri reklamon me te miren e Shqiperise dhe jep nje shembull si duhet te jene dhe Vicidolasit...ne te ardhmen...e larget.

Submitted by Anonim (not verified) on

e beri Rama, e gradoi Rama nga mafioz ne Cun Tirone, pas vdekjes.

Submitted by Dardan (not verified) on

Perdorimi i tingellimes "cune Tirane" eshte jo i drejte dhe vertet qe brenda saj ka paragjykim. Paragjykimi nuk eshte aq fyes sa c'jane disa tingellima te tjera te perdoruara shpesh nga gazetaruce, shkrimtaruce, analizuce si "familjet e medha".

Askush nuk ka te drejte te perdore pordhe ne publik. qofsh familje e madhe, cun tirone, kurve a kurvar, pordhac apo quarrash. Mua nuk ke te drejte te me perjashtosh per shkak origjine. Mud te me perjashtosh duke mos me thene shkencetar, artist apo matematikan por jo pse kam lindur ne Viqidol apo pse jam i zi apo mongoloid.  Nuk mendoj se Rama ka shprehur nje opinion te menduar pervec nje dhimbje e papritur qe e ka bere te flase fjale ashtu sic do te fliste nje njeri i thjeshte kur goditet nga pamja e nje ngjarjeje te dhimbshme.!! Por qe eshte paragjykim... ta mbaje me shendet ose ta heqe e te mos kete paragjykime.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.