Gjendja politike dhe drejtësia, zyrtarja amerikane anti-terrorizëm anullon vizitën në Kosovë

Postuar në 14 Tetor, 2014 07:38

Ambasadorja dhe Koordinatorja Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanow, ka anuluar vizitën e saj në Kosovë për shkak të problemeve politike që ka vendi, por edhe për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë – që u shfaqen sidomos me lirimin e disa personave/imamëve të dyshuar për terrorizëm. Kështu thonë burime diplomatike për Gazetën Express. SHBA duket se është e indinjuar me mënyrën se si u liruan ata. Lajmi për shtyrjen e vizitës është konfirmuar në Twitter edhe nga Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson.

“Një vizitë e nivelit të lartë e SHBA've në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër me agjendë të reduktuar për shkak të bllokadës aktuale politike. Të dëshpëruar”, shkruan Ambasadorja Jacobson.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.