Fotografitë zytare të Presidentit Nishani, në kundërshtim me ligjin

Ditët e fundit, disa organe të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, kanë trajtuar me shumë shqetësim tregtimin e Flamurit Kombëtar, i cili ka pësuar ndryshime tek një nga përbërësit e tij kryesorë të identifikimit, shqiponja. Përpos shumë njerëzve që po blejnë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, flamuj të deformuar, duket se edhe Presidenca ka rënë preh e blerjes së flamujve në tregun e zi.
Po të hysh në web-in zyrtar të Presidencës dhe të kërkosh në fotogalerinë e tij online, do ndeshësh tek albumi i Kryetarit të Shtetit, 4 fotografi zyrtare të tij të cilat janë ndarë barabar; 2 fotografi sipas ligjit dhe 2 fotografi antiligjore. Dhe ligji që i referohem është ai me nr.8926, date 22.07.2002.
Fotografia e parë, e cila mban diçiturën “foto-familjare”, paraqet Presidentin Bujar Nishani me familjen e tij, ditën e marrjes së detyrës si Kryetar i Shtetit. Në krah të tyre shquhen tri flamuj, shqiponja e të cilave është në kundërshtim me specifikimet ligjore.
Fotografia e katërt, e cila mban diçiturën “nishani-mesazhi-per-bajramin”, e paraqet Presidentin të ulur në sallën kryesore të institucionit, duke dhënë urimet për festën e “Kurban Bajramit”. Edhë në këtë fotografi, flamuri që qëndron në krah të Presidentit është fals.
Në këto kushte, duhet që këto dy fotografi zyrtare të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë burim referimi, veçanërisht për agjencinë e huaja të lajmeve, të hiqen nga web-faqja, për të mos na treguar me gisht se deri në ç’nivele arrin papërgjegjshmëria dhe mungesa e respektit për simbolet kombëtare. Si për ironi të fatit, në këtë 100 vjetor jubilar.
Linku ku mund t’i gjeni fotografitë: http://president.al/?p=100&album=1&gallery=1
Altin Ketro
Comments
Altin je kujtuar shume vone,
<p>Altin je kujtuar shume vone, ne faqen tuaj te fotografi nga lexuesi kam derguar foto te flamurit Kombetar te deformuar qe perdoret ne zyrat e shtetit kryeministri,kuvend,ministri e jashtme etj,ky flamur eshte perdorur para shume vitesh per ilustrim nenshkrimi i marveshjes midis shqiperise dhe asaj greke ceremoni e bere ne Kryeministri ka qendruar ky flamur.Duhet ta trajtoni me gjere kete fenomen te shemtuar.</p>
Add new comment