Foto e Presidentit, PD duket se nuk po gjen “causus belli” tjetër (për momentin). Bylykbashi tregon edhe se kush i “mban” frenat e maxhorancës

Postuar në 22 Shtator, 2013 08:32

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për ABC News, heqjen e fotos së Presidentit Nishani e quan “akt që tregon revanshin politik i kryeministrit ndaj institucioneve kushtetutese”

“Presidenti i Republikës duke qenë një figurë kaq e lartë, është diçka që përfaqëson të gjithë dhe duhet të jetë i përfaqësuar në të gjithë institucionet e shtetit. Heqja e kësaj [fotos së Presidentit] është jo vetëm ndryshimi i një elementi të caktuar, por dhe një thyerje e një tradite. Ëshët një traditë në të gjtiha vendet demokratike, aty ku nuk ka monarki, të gjitha republikat presidenciale kanë presidentin një figurë që përfaqësohet në çdo zyrë të shtetit për shkak të solemnitetit kushtetues që ka figura e tij”

I pyetur për Ismalin Qemalin si “zëvendësues” në mur të Presidentit Nishani, z. Bylykbashi u përgjigj:

“Unë nuk besoj se është Edi Rama që zbuloi që Ismail Qemali është themeluesi i shtetit shqiptar... por nuk është çështja këtu. Po flasim për një koncept të karaterit kushtetues. Dikush mund të thotë, pse jo Skënderbeu po Ismail Qemali....?”

Ai mori dhe një moment për të shprehur pikëpamjen (gjysmë-zyrtare të partisë së tij) se është Z. Meta që ka frenat në duar:

“Për asnjë sekond z. Rama nuk mund të rendë pa fre nëse z. Meta nuk do i thotë ndal... Z. Rama nuk e ka atë mandatin dërrmues që ai thotë se ka.. por e ka zoti Meta”

k.c.

E plotë:

http://www.abcnews.al/intervista/intervista/1/978

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Edhe ju te Respublica-s, shume po shtrengoheni....!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mirmëngjes zoti Bylysh u zgjuat por me vonesë delegatët ikën</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>CASUS belli</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.