FMN jep lajme pozitive për ekonominë shqiptare. Këtë vit rritja 2.1 %

Ekonomia shqiptare duket se po shkon drejt shërimit. Pas lajmeve nga Instituti i Statistikave është Fondi Monetar Ndërkombëtar që në një raport të fundit jep lajme pozitive për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare. Raporti thekson se rritja ekonomike për vitin 2014 do të jetë 2.1%.
“Performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-n kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet që në 2015-n të jetë e qëndrueshme. Ekspertët e FMN-së parashikojnë që në 2015-n, rritja të jetë 3.3%. Në vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7%” shkruan “Shqiptarja.com”.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja prej 2.8%, shënuar në pjesën e Evropës në zhvillim. Nga vendet e Ballkanit, Shqipëria shënoi rritjen më të ulët vitin e kaluar, me përjashtim të Kroacisë, e cila u tkurr me 1.1%. FMN thotë se për një afat të gjatë kohor, rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë më e madhe se mesatarja e Evropës në zhvillim.
k.k
Add new comment