Festivali Europian dhe familja e Presidentit të Azerbajxhanit

Ka një lidhje të drejtpërdrjetë mes Festivalit Europian, i cili u mbyll mbrëmë, dhe familjes së Presidentit të Azerbajxhanit, vendit ku u zhvillua festivali. Përgatitjet në kryeqytetin Baku për këtë event kushtuan plot 270 milionë dollarë, raporton gazeta Shqip. (Deri më sot, kryeqytetet e vendeve organizatore nuk kishin derdhur për një rast të tillë më shumë se 30 milionë dollarë). Shuma ekstravagante e përdorur për të “ristiluar” një pjesë të madhe të fasadës së kryeqytetit u menaxhua nga Mehriban Aliyev, gruaja e Presidentit Ilham Aliyev. Ajo është deputete në parlamentin vendas, në karriget e të cilit nuk ulet asnjë deputet opozitar.
Pallati plot dritë e luks të shfrenuar ku u zhvillua “Eurosong 2012” u ndërtua duke shkatërruar jetën e qindra familjeve të thjeshta. Për të krijuar gjithë hapësirën që i duhej këtij pallati gjigant dhe rrethinave që ndodhen buzë detit, familjet që banonin më parë atje u shpërngulën me dhunë dhe pa asnjë lloj kompensimi nga shteti për pronat e tyre. Shtëpitë e tyre u rrafshuan dhe mbi to u ngrit kompleksi gjigant.
Azerbajxhani njihet si një vend shumë problematik në çështjet e demokracisë – ai ka më shumë të burgosur politikë se Bjellorusia dhe në klasifikimin e “Transparency International” renditet në vendin e 143 për nivelin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të shkallës së korrupsionit.
Re.Pu.
Comments
Harroni nje lidhje tjeter,
<p>Harroni nje lidhje tjeter, edhe me te drejtperdrejte: kengetari azer Emin, i cili doli ne skene perpara se te fillonte dhenia e pikeve, eshte dhendrri i presidentit Aliyev. Po ne jemi edhe me keq se Azerbaxhani, pasi atje Emin ben ate qe di dmth kendon, ndersa tek ne Luiz Ejlli emerohet ne ambasaden Paris vetem e vetem qe te jete prane Megi Topallit.</p>
Add new comment